Komunikatë nga Qendra e Klinës – 13 mars 2012

13 Mar 2012

Reagim mbi Raportin e shpenzimeve për periudhën Janar- Dhjetor 2011,  të paraqitura në mbledhjen e asamblesë të datës 29 shkurt 2011 nga Drejtoria e financave e Komunës Klinë.


Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Klinë shpreh shqetësimin se si po shpenzohet paraja publike e qytetarëve të Klinës, mënyra si është paraqitur në tabelën e shpenzimet buxhetore sipas drejtorive për periudhën Janar – Dhjetor 2011, ku vërehet se ka rënie të investimeve kapitale rritje të mallrave dhe shpenzimeve.


Nga tabela e shpenzimeve vërehet se rritja më e madhe është në karburante dhe në dreka e darka zyrtare. Karburante të shpenzuara gjatë vitit 2010 janë 46,439.99 euro ndërsa gjatë vitit 2011 vërehet dyfishime drastike, 87,743.67 euro,  ku vetëm zyra e kryetarit ka shpenzuar gjatë viti 2011, 14,756,87 euro, 27,967.82 euro për telefon dhe Vala 900.


Shpenzimet enorme janë tregues për keqpërdorim dhe atë:


14,339,53 Euro për udhëtim brenda, jashtë dhe akomodim


47,486.22 Euro për regjistrim dhe mirëmbajtje të veturave zyrtare


Mirëmbajtja e automjeteve ku vetëm zyra e kryetarit për vitin 2010 ka shpenzuat 60 euro kurse në vitin 2011, 4747 euro, që do të thotë 99% më shumë.


Mesatarja e shpenzimeve të kryetarit për 2 vite për telefon është 163.91 euro në muaj, pra sa një rroge mesatare e një familje në Kosovë. Për dreka, darka zyrtare në vitin 2010 janë 4922.20 euro kurse gjatë vitit 2011 është 18,840.74 euro pra 72% më shumë.


Po ashtu  ka rritje të shpenzimeve të zyrës se kryetarit në lidhje me fondin “Botime dhe Publikime” rritja është enorme 92.97% në raport më vitin 2010.  Në vitin 2010 janë 580 euro ndërsa në vitin 2011 është 18,883.55 euro.


Gjatë vitit 2011 pagat që dalin prej zyrës së kryetarit janë rritur 60% në krahasim më vitin 2010. Pse është kjo rritje kaq e madhe ku dihet se zyra e kryetarit i ka 4 punëtorë, në bazë të cilit ligj jep paga kryetari?


Po ashtu ka rritje të shpenzimeve për mallra e shërbime të zyrës se kryetarit ne raport më vitin 2010, rritja e shpenzimeve është 83.67%. Në vitin 2010 janë 13,923.26 euro, në vitin 2011 janë 85,263.70 euro.


Sipas tabelës të shpenzimeve për subvencione dhe transfere për vitin 2010 në total janë 57623.65 euro, ku vetëm zyra e kryetarit i ka 28451.09  euro.


Kurse në vitin 2011 në total subvencione dhe transfere janë 85,470 euro, zyra e kryetarit i ka shpenzuar 29,945.00 euro. Në tabelë nuk jepen shpjegime për destinacionin e këtyre fondeve. Po ashtu thuhet se 13,525.00 euro thuhet se janë për subvencione për entet publike, por aty nuk përcaktohet se për cilat bëhet fjalë.


Një buxhet i shpenzuar në mënyrë të tillë paraqet mosdijen e udhëheqësve të pushtetit lokal i cili dërgon në kahje të gabuar politikat financiare.


Sipas tabelës shpenzimet buxhetore të vitit 2011 pjesa më e pasqaruar është të pajisjet jo financiare. Aty shkruan “kategoria kapitale” -  Të tjera, dhe shënohen 681,029.29  euro. Kryetari ka vendosur që pjesën më të madhe të shpenzimeve kapitale ta quaj kapital tjetër. Në vitin 2010 kjo shifër është 12 03750.39  euro.


Befasia në tabelën e shpenzimeve është,  Ndërtesat e banimit. për to janë shpenzuar 20,000.00  euro ndërsa për ndërtesat e administratës afariste janë shpenzuar 15,000.00 euro. Në të njëjtën tabelë të vitit 2010 këto kategori nuk janë të paraqitura në tabelë. Të gjitha drejtoritë e tjera, përpos drejtorisë së arsimit të gjitha shpenzimet i kanë operative që do të thotë, paga, mallra dhe shërbime komunale. Shpenzimet marramendëse në masë mbi 70 % shfaqin paaftësinë e pushtetit lokal në udhëkeqjen e institucioneve publike. Si rrjedhojë ky pushtet bëhet pengesë e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Sipas tabelës së shpenzimeve të vitit 2011 shpenzimet e të gjithave drejtorive në masën më të madhe konsistojnë vetëm në rroga dhe paga, ku shpenzimet tjera janë të papërfillshme  në raport më shpenzimet galopante të zyrës se kryetarit dhe kjo tregon se drejtorët e drejtorive dhe punëtorët paraqiten në punë vetëm për t’i marrë pagat se punët i kryen kryetari.


Kryetari ka harxhuar 30,46% te buxhetit, ku  97,76% te shpenzimeve janë bartur përmes zyrës së tij.


Pra siç shihet nga këto të dhëna Qeveria Komunale PDK-LDD-LDK interesimin më të madh për shpenzime buxhetore e ka të orientuar në drejtim të akomodimit të pushtetarëve.


Ndërkohë gjendja në Komunën e Klinës, gjendja e qytetarëve mbetet shumë e rëndë. Në Klinë infrastruktura është e dobët, urbanistika është në kaos, mungojnë hapësirat e gjelbra,po ashtu ndihet  mungesa e ujit të pijës  gjendja e shkollave është po aq e rëndë, po aq është edhe situata socio-ekonomike e secilit qytetar që nuk i ka lidhjet partiake apo afariste me kryetarin e Komunës.


Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Klinë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera