Komuna e Vushtrrisë e zhytur në krim të organizuar e korrupsion

06 Mar 2012

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë është ngulfatur nga keqmenaxhimi i parasë publike dhe nga krimi i organizuar. Këto dukuri janë futur në të gjitha instancat e pushtetit lokal. Në këtë mënyrë, mirëqenia e qytetarit po bie çdo ditë e më shumë dhe jeta e tij po vështirësohet.


Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri i ka vërejtur këto dukuri me kohë dhe i ka bërë publike përmes fotografive dhe tubimeve me qytetarët vushtrrias.


Ndaj reagimeve tona pushteti lokal ka reaguar me cinizëm, mirëpo tani të gjitha konstatimet tona dolën të sakta.


Shpresojmë se pas reagimit policor ndaj tre drejtorëve të drejtorive komunale dhe këshilltarëve të Kuvendit Komunal, do të fillojë zbardhja e krimeve dhe e keqmenaxhimit në këtë komunë


Inkurajojmë Policinë e Kosovës dhe prokuroritë përkatëse që të vazhdojnë me aksione të tilla kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke mos u ndikuar nga intervenimet dhe shantazhet e pushtetit aktual.



 


Sekretariati për Komunikim dhe Media
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera