Kërkesë për shkarkimin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit – 1 mars 2012

01 Mar 2012

Drejtuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Gjilan informuan sot gazetarët dhe opinionin publik, për dërgimin e një materiali që argumenton shkelje të mëdha ligjore në adresë të shefave të grupeve asambleiste dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe kërkesën për nxitjen e procedurës së shkarkimit të kryetarit të komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafës.


Ismajl Kurteshi shpaloi disa nga arsyet e shkarkimit të kryetarit të komunës. “Ne në këtë material kemi përmendur abuzimet e kryetarit me Ligjin mbi Partneritetin Publiko Privat, shkeljen e Ligjit mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesit, shkresat e Agjensionit Kundër Korrupsionit dhe mospërfilljen e tyre nga kryetari, mbipunësimin në administratë publike, mungesën e transparencës, e shumë e shumë shkelje të tjera procedurale” -  tha ndër të tjerash kryetari i qendrës, Ismajl Kurteshi. Ndërsa përfaqësuesi tjetër i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Avni Rudaku theksoi se “kjo gjë rregullohet me Ligjin mbi Vetëqeverisjen lokale, por asambleistët gjilanas duhet ta përkrahin këtë iniciativë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të tregojnë vullnet për shkarkimin e një kryetari që bie ndesh me ligjin dhe keqqeveris me komunën”.


Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan vazhdimisht ka bërë shkresa zyrtare në organet përkatëse të komunës së Gjilanit dhe ka denoncuar edhe me shkrim shumë shkelje që janë bërë nga kryetari i komunës së Gjilanit, por ky material përmbledh në tërësi disa nga shkeljet të cilat janë të mjaftueshme për nisjen e procedurës së shkarkimit të kryetarit.


Për ta lexuar të plotë materialin e dërguar në Kuvend Komunal, ju lutem, klikoni këtu.


 


Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Gjilan


 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera