Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr pengohen nga zyrtarë komunal gjatë shënimit të mbishkrimit

26 Feb 2012

Tё shtunёn, mё 25 shkurt 2012, aktivistёt e Lёvizjes VETËVENDOSJE! nё Sharr zhvilluan aksionin simbolik pёr vendosjen e mbishkrimit “Kosova Republikё!”. Ky aksion u zhvillua pa ndonjё problem deri nё momentin kur ata iu afruan mureve tё kuvendit komunal nё Sharr. Rreth orёs 21 e 30 minuta, kur ata po tentonin tё shkruanin parullёn nё kёto mure, aty erdhi njё person, identiteti i tё cilit ende nuk ёshtё mёsuar, por qё  me gjasë ёshtё  njeri i afёrt me partinё nё pushtet, dhe tentoi t’i largoj aktivistёt, duke pёrdorur edhe shprehje tё tilla, si: “Kosova nuk ёshtё republikё e as kurr s’do tё jetё, ajo ka qenё dhe do tё mbetet pjesё e Serbisё. Shkoni e shkruani shtёpitё e juaja, se kёtu nuk ka nevojё pёr kёso parulla, unё do t’a thёrras policinё, etj.”. Brenda pak çastesh, aty u gjend edhe kryesuesi i kuvendit komunal nё Sharr, Lulzim Rifaj, i cili iu drejtua aktivistёve me fjalёt mё banale dhe me sharje tё ndryshme. Pas tentativёs pёr sulm ndaj aktivistëve dhe sharjeve tё tij nё adresё tё familjeve tё tyre, aktivistët u larguan tё qetë nga vend i ngjarjes.


Qendra e Lёvizjes VETËVENDOSJE! nё Sharr e dёnon kёtё rast, i cili vjen nga njerёz tё pandёrgjegjshёm, tё cilёt me paftёsinё e tyre pёr tё qeverisur dhe me keqpёrdorimet vazhdueshme qё po i  bёjnё , po e ngulfasin edhe mё tej komunёn mё tё largёt e mё tё varfёr tё Kosovёs.






Lёvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Sharr

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera