Lëvizje VETËVENDOSJE! tubim në Zhur

25 Feb 2012

Në të enjten e 23 shkurtit (2012), në mbrëmje, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ishin mysafirë në një odë të fshatit Zhur. Pjesëmarrës nga Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte Albin Kurti, Nazlie Bala, Salih Zyba, si dhe nga Qendra e Lëvizje VETËVENDOSJE! – dega në Prizren, Arbër Rexhaj dhe Karanfil Haxhillari.


 

Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte ftuar në fshatin Zhur pas shqetësimit të shprehur nga banorët lidhur me çështjen që po përflitej për zhbërjen dhe varjen e Republikës nëpër fusnota. Rikthimi i rezolutës 1244 si pikë shpjeguese për Kosovën i kishte indinjuar banorë. Lënia pas dore e qytetarëve, në varfëri, pa vende pune, pa bukë goje, duke i privatizuar ndërmarrjet publike, të cilat përkthehen edhe në më pak vende pune, janë disa nga hapat të cilët kishte kohë që banorët e Zhurit i kishin kuptuar. Heqja dorë nga Republika ishte vërtetimi final që ata i kishte bërë të kuptojnë që kjo Qeveri dhe ky pushtet nuk ka ndërmend që t’i kthehet zhvillimit të shtetit, por rrënimit të tij në vazhdimësi.


 

Në bashkëbisedim me Aktivistët e Lëvizjes, zhurjanët gjithashtu përmenden kapacitetin që Zhuri ka për hidrocentral por një pasuri të tillë Qeveria nuk ishte munduar asnjëherë që ta funksionalizojë, duke lënë të fjetur pasuri që është mundësi zhvillimi për vendin. Banorët aty ishin të vendosur që të angazhohen për të mos e lënë fatin e tyre në duart e të tjerëve.


   

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera