KOMUNIKATË PËR MEDIA – Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë

22 Feb 2012

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Klinë shpreh brengosjen dhe bën vërejtjen për mënyrën e trajtimit të situatës së krijuar gjatë reshjeve të mëdha të borës dhe të ftohtit gjatë kësaj kohe.


Sjellja tepër joserioze e pushtetit lokal dhe indiferenca e Kryetarit të Komunës z.Sokol Bashota  shpërfaq karakterin shpërfillës dhe injorues të këtij pushteti.


Mosinteresimi dhe mosgadishmëria e shprehur nga institucionet e pushtetit lokal si Asamblesë,Drejtorive përkatëse dhe Kryetarit të Komunës së Klinës tregon papërgjëgësi dhe shpërfillje ndaj qytetarëve të Komunës së Klinës.


Mospastrimi i rrugëve në qytet dhe fshatra në mënyrë të duhur dhe me kohë krijon vështirësi për qytetarët në kryerjen e obligimeve më të nevojshme për ta, aq më tepër kur dihet situata tepër e rënduar sociale dhe në shumë raste me varfëri të skajshme.


Tani pas ndaljes së të reshurave të borës vërehen gjithandej trotuare të papastruara edhe ashtu mjaft të ngushta si dhe hapësirat pranë oborreve të shkollave fillore e që paraqesin mjaft vështirësi në veçanti për nxënësit të cilët vijojnë procesin mësimorë.


Nënvlerësimi i situatës së krijuar nga reshjet e borës nuk është qasje e duhur për zgjidhjen e problemeve të natyrës së tillë.


Lëvizja VETËVENDOSJE!  gjithashtu bën vërejtje lidhur me mënyrën e  ndërtimin


te objektit të Komunës së re si dhe bën thirrje për kontroll nga institucione të pavarura për cilësinë e materialeve ndërtimore dhe gjendjen statike të objektit.


Ne shprehim brengën tonë për faktin se ende pa kaluar tre muaj nga inagurimi, çatia e objektit pikon ujë gjithandej në katin e sipërm e që tanimë defektet në ndërtimin e objektit janë të dukshme ndërsa dëmet të konsiderueshme. Rrënja e pllakave të çatisë dhe mbushja me ujë e së paku katër zyrave janë tregues shumë të këqij për mënyrën e ndërtimit të objektit të kuvendit komunal për të cilin janë shpenzuar rreth 2 milion euro.


Për më keq shpenzimet e mjeteve të taksapaguesve në këtë mënyrë tregojnë papërgjegjësinë e pushtetit lokal PDK-LDK-LDD si dhe Kryetarit të Komunës së Klinës Sokol Bashota.


Lëvizja VETËVENDOSJE! ¬Qendra në Klinë konsideron se ka ardhur koha ku së bashku me borën që po shkrihet të shkrihet ky kryetar dhe kjo keqqeverisje e tij që çdo ditë e më shumë po e dëmton Klinën dhe qytetarët e saj .    


      



Lëvizja VETËVENDOSJE! në Klinë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera