Ashtu si janë rrugët, ashtu është edhe qeverisja komunale në Ferizaj

07 Feb 2012

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj gjatë dy javëve të kaluara ka mbajtur disa tubime. Koha në  të cilën u mbajtën tubimet ishte mjaft e vështirë. Fshatrat në të cilat u mbajtën tubimet ishin me rrugë të pakalueshme dhe ato që ishin të kalueshme ishin me shumë vështirësi. Banorët u ankuan se Kuvendi Komunal dhe Ndërmarrja Publike Pastërtia, nuk kanë bërë asgjë urgjente që gjendja të përmirësohet dhe rrugët të bëhen të kalueshme.


Po ashtu, sot (07.02.2012) strukturat e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në më shumë se 35 pika në fshatra dhe në rrugët kryesore të qytetit kanë njoftuar se gjendja në secilën prej tyre është tepër e vështirë.


Komuna e ka për detyrë t’i krijojë kushtet e nevojshme që edhe në raste të kushteve të rënda t’u sigurojë qytetarëve kushte për përballimin e situatave të vështira. Reshjet e borës në mes të dimrit nuk janë diçka e papritur, sidomos në rajone si ky i Ferizajt. Udhëheqja komunale tregon se është e paaftë të përballojë edhe problemet më të thjeshta stinore. Kjo ka sjellë si pasojë lëndime të shumta të qytetarëve, vonesa në punë, përplasje makinash dhe rrezikim permanent të qytetarëve këmbësorë dhe atyre me makinave.


Ne jemi të indinjuar me sjelljen e papërgjegjshme të udhëheqjes komunale. Ajo jo vetëm që nuk po vepron vet por edhe nuk po i informon, mbështet dhe orienton qytetarët se si mund të ndihmojnë për të dalë nga kjo situatë.





Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera