Pengohet tubimi i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Mirash – Ferizaj

04 Feb 2012

Sot rreth orës 19.00 në shkollën fillore Ali Hadri, në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk u lejuan të mbajnë tubimin që kishin parashikuar me banorët.


Ditë më parë Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj kishte kishte ndjekur procedurat e kërkuara dhe kishte marrë leje nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Komunës, z. Agim Berisha. Por, megjithatë drejtori i shkollës fillore në këtë fshat, z.Bashkim Bytyçi  edhe pasi u informua për lejen e marrë nga Drejtoria e Arsimit të Komunës Ferizaj, nuk lejoi mbajtjen e tubimit.  Arsyetimi ishte se: "nuk i lejon subjektet politike të mbajnë takime në shkollën e tij". 


Në orën 19:30 banorët fshatit dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes Shpend Ahmetin dhe kryetarin e Qendrës së Ferizajt Faton Topallin nuk u lejuan ta mbanin tubimin e njoftuar, në ambientet e shkollës fillore. 


Faton Topalli dhe Shpend Ahmeti folën me pjesmarrësit në oborrin e shkollës dhe u premtuan se do të kthehen sërish te i njëjti vend për të mbajtur tubimin me ta.


Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Ferizaj



Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera