Provimin e kalon më 22 janar

20 Jan 2012

Sot më 20 janar 2012, aktivistët e Qendrës STUDIM KRITIKË VEPRIM nëpër të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës kanë vënë thirrje nëpër tabelat e njoftimeve duke thirrur studentët që me 22 janar 2012 ta japim provimin kryesor, të dalim në pikat “Merdare” e “Dheu i Bardhë” për ta bllokuar Serbinë.


Angazhimi studentor është i domosdoshëm dhe shumë i nevojshëm në këto kohë kur është rrezikuar Republika, kur institucionet ekzekutive i mbivendosen institucionit më të lartë vendimmarrës.


Studentët janë pararojë e shtetit dhe demokracisë në vend.Prandaj angazhimi ynë, sot më shumë se kurrë është i nevojshëm, madje i domosdoshëm.


Ne aktivistët studentë, bëjmë thirrje që studentët e të gjitha trevave shqiptare t’i përgjigjen thirrjes sonë për mbrojtje të Republikës së Kosovës, duke ndaluar Serbinë dhe duke fuqizuar Kosovën karrshi Serbisë.






Qendra STUDIM KRITIKË VEPRIM

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera