Policia sërish dhunoi protestuesit paqësor

17 Jan 2012

Me shqetësim jemi duke i përcjell zhvillimet në fshatin Bellanicë ku sot njësitet  special  të policisë dhunuan protestuesit  paqësor,  të cilët  ka disa kohë që po protestojnë duke mbrojtur pronat e këtij fshati që padrejtësisht ishin privatizuar në vitin 2007. Këto prona u janë marrë nga regjimi jugosllav në vitet 1950 dhe 1960. Pastaj, pronat janë inkorporuar në kuadër të ndërmarrjes “Mirusha”, e cila përfundimisht është privatizuar nga AKP (ish-AKM) më 2007.


Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! Jemi të indinjuar me trajtimin që po ju bën shteti qytetarëve të vete duke i injoruar e shpërfillur në vazhdimësi.


Qeveria Lokale  ka përgjegjësi për ketë situate pasi që është drejtpërdrejt e lidhur me këto prona të privatizuar.


Zyrtaret Komunal që drejtpërsëdrejti apo tërthorazi janë përfitues nga ky privatizim janë:


1.    Isni Kilaj -  Kryetar i Komunës - bashkëprivatizues,


2.    Malë Krasniqi- Shef i zyrës se gjeodezisë dhe kadastrës,


3.    Reshit Krasniqi- Këshilltarë i Kryetarit Isni Kilaj për ekonomi,


4.    Nuhi Shala – Drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës,


5.    Nuhi Zulfaj- Zyrtar për Prokurim,


6.    Elmi Paqarizi- Shef i Prokurimit,


7.    Ahmet Rrahmanaj asambleist në Kuvendin Komunal nga PDK-ja


8.    Hasime Mazreku – ish asambleiste, tani deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës etj…


Janë rreth 30 hektarë që janë shpronësuar  për autostrade të këtyre zyrtarëve Komunal dhe totali nga këto  shpronësime -  fitimet janë: rreth 3 milion euro.


Ne kërkojmë nga institucionet  kompetente  që  me urgjencë të shohë ligjet në fuqi dhe pronarëve të padrejtë të ju shfuqizoj të drejtën që të jenë përfitues nga shpronësimi, pasi që është e pa drejtë që në pronën e fshatarëve të Bellanicës të përfitojnë zyrtaret e PDK-së, dhe miqtë e kryetarit Kilaj. Përveç dështimit në ketë privatizim pasi  kurrë nuk u realizua  rifillimi i ekonomizimit të tokave bujqësore,  tani këto toka janë bërë mollë sherri duke i vendosur  qytetarët në rrugë e duke krijuar  problem  për qytetarët e Bellanicës e fshatrave për rreth.


Është absurde që pronat e privatizuar pa ju ditur pronari i vërtet sot ti kompensohet pronarit të ri që i ka privatizuar   me një shume simbolike ndërsa  pronarëve të vjetër që janë protestuesit  nga Bellanica  të ju krijohen barriera  procedurale  burokratike nga me të ndryshmet. Ne edhe një herë dënojmë dhunën e shtetit ndaj qytetarëve dhe kërkojmë përgjegjësi në ketë situate sepse janë këta qytetar që në kohërat më të vështira ndihmuan dhe kontribuuan  për ketë vend. Ndërsa sot kur ata kërkoj më të drejtë pronat e tyre ata të ndiqen dhe arrestohen!


Gjithashtu kërkojmë lirimin e menjëhershëm të 17  qytetarëve që po mbahen në Polici!






Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera