Mbrëmje letrare me krijuesit e rinj të qytetit Ferizaj

18 Dec 2011

Në kuadër të aktiviteteve që ka organizuar qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj, ditën e shtunë më 17 dhjetor, aktiviteti i radhës ishte mbajtja e një Mbrëmje letrare në sallën e kësaj Lëvizje.


Në këtë aktivitet  morën pjesë: Visar Emërllahu, Qendresa Halili dhe Mirlinda Koxha. Për përkujdesjen e ritmeve melodike muzikore u përkujdes kitaristi Bardhyl Abazi.


Në këtë Mbrëmje letrare u interpretuan poezi të larmishme të tilla si “Atdheu” , “Dashuria për nënën” “Flamuri” etj. Kësaj mbrëmje nuk i munguan as dikutimet mbi poezinë dhe artin në përgjithësi.


Pas përfundimit të kësaj mbrëmje në fund u organizua edhe një koktej rasti me ç’rast të pranishmit patën rast që të debatojnë më afër  rreth çështjeve filozofike e poetike.



 

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Ferizaj

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera