Vërejtjet dhe sugjerimet e Qendrës së LëvizjesVETËVENDOSJE! në Prizren në lidhje me Dokumentin – Propozimi i Buxhetit Komunal për Vitin 2012-2014, shtator 2011

24 Nov 2011

Granti nga Buxheti Qendror  i Kosovës për vitin 2012 parashikohet në shumë prej 26.104.344 €  që do të thotë se ka një rritje prej 0,2 nga ai i vitit 2011.


Të hyrat vetjake për vitin 2012 parashikohen në shumën 5.490.575 €  ose 7% më shumë në krahasim me planifikimin për vitin 2012. (5.12.830 € )


Pra na del qe totali i buxhetit komunal për vitin 2012 është 31.594.919 € nga 31.174.649 € në vitin 2011 dhe ka një rritje në shumë absolute prej 420.271 € dhe relative prej 1,3%.


 

Çka ndodh në vitet 2013 dhe 2014?


Granti qeveritar për komunën e Prizrenit për vitin 2013 parashikohet 26.104.344 € dhe për vitin 2014 po e njëjta  shifër, 26.104.344 €. Plotësisht shifra te njëjta pa asnjë lëvizje as poshtë as lart dhe i gjithë propozimi i buxhetit komunal për vitin 2012-2014 thuajse për të gjitha lëmit përshkruhet me shifra të njëjta për tri vitet. Nga kjo, logjikisht lind pyetja se sa të besueshme janë këto të dhëna dhe sa ato realisht paraqesin gjendjen.


Natyrisht se kjo tregon që Buxheti i Republikës së Kosovës nuk ka kurrfarë elementësh zhvillimore. Ai së bashku edhe me buxhetet komunale tregon përkundrazi se jo vetëm që është në stagnim por kur kësaj ia shton edhe faktorin inflacion që parashikohet nga 6-8% por edhe ai që do te vjen nga “stuhitë” perëndimore që nuk mund të parashikohet atëherë degradimi i përgjithshëm e sidomos ai në zhvillimin ekonomik dhe social, mund të jetë i paparashikueshëm dhe tepër i rëndë.


 A nuk e vërteton katërcipërisht kjo gjendje qëndrimin e aktivitete të lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të tjerëve të cilët thonë se buxheti nuk ka elemente zhvillimore por ai mban status quo –në e paqëndrueshmërisë.


Për komunën e Prizrenit element mjaft shqetësuese është  pjesëmarrja shumë e vogël e burimeve vetjake në të hyrat e gjithëmbarshme të buxhetit (cca 17% ndërsa Prishtina cca35%).


Për gjendjen në sektorin e punësimit dhe fushës sociale në material nuk ka kurrfarë të dhënash. Por dihet se gjendja në këtë lëmi është shumë e rëndë.


Gjithsej të punësuar në administratën lokale janë 376 punonjës. Në Drejtorinë për zhvillimin ekonomik dhe turizëm një i punësuar. Nëse nuk është ndonjë pazar i marrëveshjeve paraelektorale, a nuk është fyese që kjo Drejtori në vend se të jetë boshti i përkushtimit të administratës komunale, është e përfaqësuar në atë mënyrë.


A do të thotë kjo se për zhvillimin ekonomik mendohet dhe veprohet në ato raporte, pra 375 : 1? A është ky edhe raporti  i sjelljes, i mendësisë dhe përkushtimit të administratës, zyrtarëve dhe qeveritareve tanë për problemet tona themelore?


Në bazë të gjendjes së krijuar dhe mundësisë së çfarëdo vizioni, perspektive dhe strategjie për dalje nga kjo situatë, mund të thuhet padyshim se këto raporte ekzistojnë. Këtë më së miri e vërtetojnë edhe dy vendime të datës 23.09.2010, “Për ridestinimin e mjeteve të mbetura në buxhetin e komunës se Prizrenit nga investimet kapitale” në shumë prej 98.614  si dhe “Diferenca ndërmjet planifikimit dhe realizimit të të hyrave vetjake” në shumë prej 150.000 –gjithsej 248.614 dhe orientimi i tyre jo në zhvillim por për konsum dhe atë në paga mëditje, mallra e shërbime.


Kjo është pra mendësia e cila shpërfaq mungesën e çfarëdo vizioni ideje, strategjie dhe perspektive për tejkalimin e gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale dhe në përgjithësi shoqërore në të cilën është vendi.


          

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Prizren  

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera