Komunikatë për media

23 Nov 2011

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Klinë reagon ndaj veprimeve të udhëheqëve të Komunës së Klinës që kanë inicuar ndërrimin e PLANIT ZHVILLIMOR URBAN (PZHU) të Klinës, kosiderojmë se ky ndryshim po bëhet për interesa të ngushta personale, grupore, biznesore dhe ndryshimet bëhen apo i përshtaten vetëm zonave ku ka shkelje të PZHU-së, që do të duhej të jetë baza e urbanizimit, ndërtimeve dhe ndryshimeve të tjera deri sa është në fuqi.


Kompania, Urban Plus qe po punon në planin detal të qytetit të Klinës, e ka parë të pamundur jetësimin e këtij plani, kur shihen ndryshimet e mëdha të PZHU-së dhe përmenden të miratohen nga organet Komunale këto shkelje, si për:


* Etazhiteti maksimal sipas PZHU-së është kufizuar në P+6, ndërsa ndërtesa shumë banesore në qendër, afër ndërtesës së re të Komunës ka etazhitet P+9, (perdhesen +9 katë ndërtimi ).


* Sipërfaqet në jug të lumit Klina, në lindje të rrugës “Abedin Rexha’’ dhe në perendim të hekurudhës Klinë-Prizren (e njohur si rruga e Dollcit) e shpallur si Rezervat Bujqësor, e kjo po tentohet të destinohet si tokë për banim, pasi aty kanë blerë tokë dhe ndertuar shtëpi pushtetarët lokalë dhe militantet e tyre partiakë.


* Sipërfaqën në mes rrugëve “Elena Gjika”,  dhe “Atë Shtjefën Gjeqovi”, sipas PZHU-sé e paraparë si tokë e rezervuar urbane, është përfshirë nga banimet e ulta.


* Në tërësinë e banimit të kufizuar me rrugën “Abedin Rexha”, “Hasan Prishtina’’, “Ganimete Terbeshi’’ dhe “Ymer Berisha’’, sipas PZHU-së e paraparë për banim individual janë ndërtuar ndërtesa shumë banesore, P+5K  pranë rrugës kryesore.


Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Klinë dyshon se diçka s’po funksionon mirë, këtu vjen era korrupsion, sepse ky nuk është interesi i qytetarit, prandaj ju bëjmë thirrje organeve të drejtësisë, prokurorisë dhe agjensionit anti korrupsion për hetimin e këtyre rasteve dhe të veprohet sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në Republikën e Kosovës. Klina ka nevojë për llogaridhënie!


Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e përkrah  dhe nuk pajtohet me këtë  inicim të ndërmarrë nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit për ndërrimin e Planit Zhvillimor Urban të Klinës, ku këta pushtetarë mirë e kan ditur se toka e Klinës nuk lejon ndërtimin më shumë se 6 kate, e këta kanë lejuar ndërtimin deri në 9 kate, kanë lejuar ndërtime në tokën bujqësore e cila çdo herë e më shumë po rrezikohet nga këto ndërtime, kanë lejuar  edhe në shumë zona të tjera.


Por nuk kanë menduar për parkingje, parqe, stacion autobusave, etj.. e nga kjo ne pyesim: me çfarë plani kanë punuar këta? Përse egziston Drejtoria e Urbanizmit, inspektori i ndërtimit?


(të cilët paguhen nga taksapaguesit e Klinës dhe e kanë lejuar një gjendje të tillë).


Këta pushtetarë për t’i ikur përgjegjësisë ligjore po tentojnë t’i  bëjnë këto ndryshime (ne PZHU) të cilat do të largojnë edhe me shumë hapin për miratimin e Planit Detal të qytetit, këta njerez tashme kanë shkel mbi taksen e taksapaguesve, ku mbi 100.000 euro jane dhënë për PZHU-në dhe priten implikime buxhetore të mëtejshme dhe me pasoja për gjeneratat e ardhshme.


Këta pushtetarë duke premtuar, gënjyen, vjedhën votat e popullit vetëm për të marrur pushtetin për përfitime personale dhe grupore.


• Këta ende nuk iu kanë sqaruar qytetarëve të Klinës se pse po dëshirojnë ta ndryshojnë Planin Urbanistik të Qytetit ?


Qytetarët janë të pakënaqur me këtë keq qeverisje lokale në krye me Sokol Bashotën, prandaj ka ardhur koha që ky pushtet të shkojë njëherë e përgjithmonë, Klina dhe qytetarët e saj e meritojnë një qeverisje më të mirë dhe më të ndërgjegjshme.


Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Klinë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera