Reagim i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë

27 Oct 2011

Sot me datën 27.10.2011, e enjte, ne asamblenë e kuvendit komunal, është refuzuar  marrja pjesë e dy vëzhguesëve te Levizjes VETËVENDOSJE! nga Sami Hamiti, qe është kryesues i Kuvendit Komunal.


Refuzimi është bërë i ditur nëpërmjet drejtorit të drejtoratit për administratë, Halim Halimit si edhe përmes zëdhënësit të komunës Muhamet Gashi.


Pjesëmarrja e vëzhguesve, gjegjësisht publikut në këtë mbledhje, është e garantuar si me Rregulloren e Kuvendit Neni 4, me Statutin e Komunës së Prishtinës Neni 18.b,  me Ligjin për Vetëqeverisje lokale si dhe me parimin për transparencë.


Lëvizja VETËVENDOSJE! për hir të korrektësisë e ka njoftuar kryesuesin e Kuvendit Komunal, z.Sami Hamiti, nëpërmjet një shkrese informuese me datë 12 Shtator 2011, e cila mban numrin e protokollit 01.031-2069      .


Lëvizja VETËVENDOSJE! ka përfaqësuesin e saj në Kuvendin komunal, nesër mund të ketë edhe shumicën, por ne mendojmë që me dërgimin edhe të dy vëzhguesve, i kontribuojmë rritjes së transparencës.


Ne kërkojmë nga kryesuesi si dhe zyrtarët e tjerë kompetent të Komunës së Prishtinës, të vetëdijësohen në zbatimin e Ligjit dhe akteve ligjore të Komunës së Prishtinës.



 


Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Prishtinë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera