Uzurpohet hapësira publike dhe bëhet e pariparueshme për gjenerata të tëra

20 Oct 2011

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë, përmes kësaj komunikate reagon ndaj veprimeve të udhëheqësve të Kuvendit Komunal të Klinës lidhur me ndërtimet në këtë komunë, të cilat çdo ditë e më shumë po ngushtojnë hapësirat e qytetarit për levizje të lirë.


Kompleksit afarist/banesor afër ndërtesës së Kuvendit Komunal (përballë shtëpisë së kulturës) i është ndërruar plani i ndërtimit i cili iu është prezantuar qytetarëve para fillimit të punimeve. Ka qenë e paraparë që ky kompleks të ketë përdhesën dhe dy kate me lokale afariste dhe pesë kate për banim, kurse tani është përdhesa dhe kati i parë me lokale afariste dhe janë shtatë kate për banim.


NJOFTIMI PËR KONTRATË


NDERTIMI ME KONCESION I OBJEKTIT “KOMUNA ME GJYKATE DHE OBJEKTI BANESOR AFARIST


PUNË ME KONCESION (PARTNERITET PUBLIK PRIVAT)


Data dhe Nr. prokurimit të kontratës


Data:  09.06.2009


Nr. i prokurimit: 634   0  9  0  5  7   6  1  1


 

Për këtë kompleks mungojnë parkingjet për vetura si për banorët, ashtu edhe për lokalet afariste. Poashtu mungon parku me lojërat për fëmijë. Trotuari për kalimtarë është zënë pothuajse i tëri nga ky ndërtim.


E njëjta po ndodh edhe me objektin e ri të Komunës. Në planin fillestar të paraqitur publikut (pa diskutim me qytetarë), Komuna e Re ka pasur një distancë konsiderueshëm me të madhe se sa tani, ishte e paraparë një fontanë tjetër dhe hapësira e gjelbruar pranë kësaj. Të cilat nuk ekzistojnë sot, ose kanë ndryshuar për shkak të ndryshimeve sipas interesave përsonale, po asesi jo të qytetarit, e si pasoj dhe trotuari në rrugën kryesore është ngushtuar në atë masë sa do të krijoj vështirësi  në lëvizje.


Kemi edhe rastin e Shtëpisë së Kulturës, e cila fshihet në një korridor prapa lokaleve afariste dhe banesave kolektive. Në vend se t’i jipet përparësi një vendi ku do të duhej të prodhohej kulturë, kjo pjesë vetëm sa të ndjellë frikën nga ndërtimet pa plan.


Edhe pse rrënimet kanë ndodhur në emër të krijimit të hapësirave për qytetarët, ndërtimet në Klinë tashmë kanë zaptuar këtë hapësirë, këto ndërtime tashmë nuk janë sikur planet fillestare, në të cilat janë të paraparë plotësimet e nevojave të qytetarëve, hapësirat e nevojshme për lëvizje të lirë, parqe dhe parkingje. Në praktikë po ndodh e kundërta e planifikimit.


Komunës tonë nuk i duhet një udhëheqje, e cila vetëm për të fituar pushtetin iu bën premtime qytetarëve se do t’ua plotësojë nevojat, kurse pas marrjes së pushtetit, shikon vetëm interesat e ngushta të saj dhe të një grupi të vogël biznesmenësh.


Qytetarët janë të pakënaqur me këtë keqqeverisje lokale me në krye Sokol Bashotën. Koalicioni PDK-LDK-LDD është një e keqe e madhe që i ka ndodhur Komunës së Klinës.


Ka ardhur koha që ky pushtet të ndërrojë.



 

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Klinë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera