Malishevë- Shkollat vende për mësim apo për rrahje e abuzim!?

18 Oct 2011

Kohëve të fundit problemet në shkollat e Komunës së Malishevës janë në rritje nga abuzimet më banale deri te rrahjet e punëtorëve të arsimit dhe nxënësve.


Rasti i fundit është ai i rrahjes së mësueses në shkollën e fshatit Dragobil, në prani të nxënësve,  nga prindi i nxënësit. Siguria nëpër shkolla është nën çdo nivel dhe rasti i lartshënuar e tregon qartë këtë. Duke u nisur nga kjo gjendje e rëndë në shkollat e Komunës së Malishevës, Qendra e Lëvizjes VETVENDOSJE! Në Malishevë kërkon largimin e menjëhershëm të drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Malishevës Isuf Morina dhe ndryshime rrënjësore ne udhëheqjen e shumë shkollave ku rezultatet  janë të ulëta dhe problemet janë në rritje. Ky drejtor dhe kjo mënyrë e qeverisjes po i bënë dëme të pa riparueshme shoqërisë, duke e bërë sa të pa moralshme aq edhe konfliktuoze e të pa drejtë. Është për keqardhje që sot dëgjohen prindërit duke tërhequr paralele dhe duke u krenuar me arsimin e viteve të ‘90 – ta, e duke shfaqur  dyshimet serioze në cilësinë e edukimit që ofrohet sot edhe pse në  kushte krejt tjera, por me defekte serioze!


Kriza në arsim është produkt i keqqeverisjes së PDK-së, jo vetëm në Komunën  e Malishevës por në gjithë Kosovën, ky është shembulli më i keq dhe irritues se si premtimet për shkolla të mira jo që nuk realizohen por vetëm keqësohet gjendja në to, duke u politizuar gjithçka! Edhe një herë dorëheqja e drejtorit Isuf Morina do të ishte akti më i vogël i përgjegjësisë ndaj qytetarëve!


Neve si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjithashtu na shqetëson edhe fakti i mosfunksionimit të gjykatave dhe rëndësinë që ato ua japin problemeve në arsim ,ku rastet e proceduara ose trajtohen pa kujdes ose vonohen në vendimet përfundimtare.


Kriza në arsim është produkt i keqqeverisjes së PDK-së, jo vetëm në Komunën  e Malishevës por në gjithë Kosovën, ky është shembulli më i keq dhe irritues se si premtimet për shkolla të mira jo që nuk realizohen por vetëm keqësohet gjendja në to, duke u politizuar gjithçka! Dorëheqja e drejtorit Isuf Morina do të ishte akti më i vogël i përgjegjësisë ndaj qytetarëve!





Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra Malishevë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera