Arsimimi i mohuar për fëmijët me nevoja speciale në komunën e Fushë Kosovës

26 Sep 2011

Në Komunën e Fushë Kosovës që nga 1 Shtatori (7) nxënësit me nevoja speciale nuk vijojnë mësimin duke I mohur kështu të drejtat themelore të cilat po ashtu garantohen dhe legjislacioni në Republikën e Kosovës.


Duke e parë shqetësimin e prindërve si dhe shkeljen e  ligjit nr.2004/3 që garanton mosdiskriminimin, ligjin nr.2002/2 “Mbi arsimin fillor dhe të mesëm”,  rregulloren nr.2002/19  të cilat sanskionojnë të drejtën për arsimim të kësaj kategorie shoqërore, Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Fushë Kosovë shpreh shqetësimin e thellë  dhe kërkon nga organet kompetente komunale që të zbatojnë detyrimet ligjore dhe mos të shkelin dhe diskriminojnë këtë kategori shoqërore. Autoriteti diskriminues komunal nuk do të duhej që të tregohet edhe mbi personat me aftësi speciale.


I habitshëm është fakti që komuna kufizohet në faktin se nuk ka mjete për sigurimin e transportit ndëkorhë që Raporti i Auditorit Gjeneral për vitin 2010 ka nxjerrë në pah me mijëra euro të cilat kanë rrjedhë nga buxheti komunal duke mos pasur asnjë justifikim.


Fondi për bartjen e 7 personave të cilët sot janë të mbyllur në shtëpitë e tyre në kohën e orarit të mësimit që ju takon, nuk do t’i kalonte shpenzimet për darkat dhe drekat që paguan komuna për zyrtarët, brenda muajit në emër të përfaqësimit.


Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra në Fushë Kosovë i bën thirrje  Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të urdhërojë dhe të gjejë zgjidhje për  fëmijët tanë me nevoja speciale të arsimohen duke respektuar kështu të drejtat e tyre e duke zbatuar ligjin.


Mehdi Lahu


Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Fushë Kosovë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera