Shënohet 6 vjetori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti

15 Sep 2011

Sot më 15 shtator, për nderë të gjashtëvjetorit të themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, u mbajt ekspozitë me fotografi para Shtëpisë së Kulturës “Bajram e Gursel Sylejmani” në Viti.


Në këtë ekspozitë u shfaqën fotografi të ndryshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përgjatë këtyre gjashtë viteve, ku qytetarët kishin rastin të njihen më hollësisht rreth aktiviteteve të Lëvizjes gjatë periudhave të ndryshme kohore dhe ngjarjeve të ndryshme të cilat e karakterizuan këtë periudhë gjashtëvjeçare.


Ekspozita u vizitua nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Vitisë, të cilët shprehnin interesim të informoheshin rreth aktiviteteve të Lëvizjes, në të njejtën kohë e vlerësonin punën, mundin dhe kreativitetin e aktivistëve tanë të cilët gjatë gjithë kohës ishin vigjililent dhe aktiv.


Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera