Reagim ndaj udhëheqjes komunale të Dardanës, për procesin e regjistrimit

29 Mar 2011

Qendra e Lëvizjes VETEVENDOSJE! në Dardanë me rastin e zhvillimeve të fundit politike në komunën e Dardanës për opinionin e gjerë lëshon këtë:


KOMUNIKATË


Lëvizja Vetëvendosje! - Qendra në Dardanë me kujdes të madh është duke i përcjellur ngjarjet e fundit dhe taktikat e pushtetit komunal lidhur me pranimin e kandidatëve në komisionin komunal për regjistrimin e popullsisë në komunën e Dardanës dhe lidhur me këtë rast mban këtë qëndrim:


    - dënon ashpër mënyrën se si është bërë selektimi dhe dallimi tek kandidatët në vija partike, domethënë koordinatori i këtij komisioni ka favorizuar dhe shkelur konkursin duke punësuar njerëz nga rrethi i vet familjar dhe nga subjekti i vet politik-LDK-ja,


    - shpreh mospajtimin e vet me krijimin e një situate politike përjashtuese dhe mospërfillëse për të gjithë ata qytetarë-kandidatë të këtij konkursi që nuk ishin të subjektit të vet politik dhe të koalicionit dhe që nuk i përkasin subjekteve politike të koalicionit komunal "qeverisës",


    - dënon gënjeshtrat e koordinatorit të këtij komisioni se kanë pranuar në punë në rradhët e këtij komisioni si regjistrues dhe kontrollorë njerëz që nuk janë në marrëdhënie pune ngase janë pranuar me dhjetëra njerëz që punojnë në një punë të ofruar nga shteti, pra që marrin pagë nga buxheti i shtetit qoftë nga niveli lokal apo qendrore.


    - në të shumtën e rasteve për intervistim nuk janë ftuar fare ata kandidatë që nuk kanë qenë nga subjekti politik LDK dhe AAK qoftë edhe nëse kanë pasur kualifikimin me fakultet dhe master të lëmive të ndryshme.


Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Dardanë dënon ashpër mospagesën e shujtave ditore të punëtorëve ndihmës dhe zyrtarëve administrativ të disa shkollave të komunës së Dardanës. Lëvizja VETËVENDOSJE! u bënë thirrje serioze institucioneve përgjegjëse komunale që ta bëjë pagesën për këta punëtorë sa më parë ngase iu takon në bazë të ligjit mbi punën.


Lëvizja VETËVENDOSJE! i bënë thirrje udhëheqjes komunale që të punojë në të mirë të qytetarëve padallim dhe diskriminim dhe të mos i ndajë qytetarët në bazë të bindjeve politike siç pati vepruar ish-udhëheqja komunale e mandatit të kaluar përndryshe nëse vazhdon avazin e deritanishëm do të përballet me pasojat, me përgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve dhe ndaj ligjit.




Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra Dardanë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera