Qendra Gjilan: Mbi gjendjen e arsimit në Gjilan

09 Dec 2016
Çështje e Arsimit në kuadër programit politik të Lëvizjes Vetëvendosje zë një vend të veçantë, prandaj në radhë të parë theksin kryesor e vë në arsim cilësor, duke e ditur se çdo kuadër i çdo fushe të jetës shoqërore kalon nëpër këtë derë të madhe për t’u ndarë pastaj nëpër shumë dyer më  të vogla, ku ne frekuentojmë çdo ditë. Epiqendra e zhvillimit të një shoqërie, varet kryekëput nga arsimimi që ka ajo shoqëri, ai komb a shtet. Një thënie e  Sami Frashërit është kështu; “Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij, morali i përgjithshëm”. E ne si shoqëri e vjetër po në këtë shtet të ri  kohëve të fundit kemi kriza si në arsim ashtu  edhe me moralin e përgjithshëm. E mira e gjithë kësaj është se po e dimë, që gjendja në arsim nuk është e mirë dhe po shkon drejt përkeqësimit të mëtutjeshëm, ndërsa e keqja është se përkundër asaj që po dimë nuk po ndërmarrim asgjë që këtë të keqe ta ndalim. Por jo vetëm kaq, por sa herë edhe të tjerët na thonë të vërtetën për këtë, ne “hatrohemi” dhe drejtojmë gishtin nga njëri-tjetri  duke i thënë, ti je fajtori. Pra, tash jemi në fazën e identifikimit të fajtorit, i cili si gjithmonë mund të jetë çdo kund tjetër, por jo në veten tonë. Kjo është faza që do të zgjas shumë, në mos daltë ndonjë “kokë e mençur” që të kërkoj edhe këtu ndërhyrje ndërkombëtare. Nga kreu shtetëror i arsimit kërkojnë të testojnë të gjithë mësimdhënësit, me çka në një forme ua shpallin të pavlefshme të gjitha diplomat që vet i kanë lëshuar, e mësimdhënësit nuk pajtohen më këtë dhe kanë ankesa në mënyrën se si janë bërë reformat dhe strukturimin ligjor në fushën e arsimit  dhe zbatueshmërinë e tyre në jetën praktik (shembulli i kontratës kolektive), me mungesën e stimulimit moral e material, me mungesën e perspektivës e vendeve të punës  pas shkollimit, me Mungesë kushtesh në të cilat punohet, me mungesë të hapësirave të shkollore e infrastrukturore, me  trajnimet e ndryshme të nevojshme e të panevojshme dhe me pamundësinë materiale e teknike të  zbatimit me kohë e me cilësi të tyre, me pamundësinë për ta kryer praktikën siç duhet, me mungesën e literaturës, madje edhe asaj elementare etj.  Pra duke gjetur shkakun, në mënyrë që më lehtë të mund të eliminojmë pasojat. Pra, për të gjitha këto mangësi e dobësi por dihet se dikush është fajtor  a përgjegjës, kjo tashmë duket sheshit, po problemi është se në sheshin e kujt do ta vendosim fajtorin a përgjegjësin. Këto ditë është bërë aktuale edhe një hulumtim dhe publikim i një testi të një organizate ndërkombëtare “PISA”, rezultatet e së cilës na nxorën mjaftë keq në fushën e arsimit e të dijes, pra vetëm 2 vende larg nga fundi, po s’është kjo e para herë që zëmë fundin e tabelës në këto fusha. Po shtrohet pyetja me hulumtime dhe sondazhe e teste në fusha të tjera, do të zinim ndonjë vend më të mirë? Është vështirë të thuhet se po?!, përpos me korrupsion e hajni që është vërtetuar se zëmë kreun e tabelës. Prandaj është koha që të pranojmë secili pjesën e fajit që na takon, kreu i piramidës-Qeveria, Ministritë përkatëse, Komunat, drejtoritë, arsimtarët, e prindërit, pra e gjithë shoqëria. Na duhet një reformë e vërtetë, e mirëfilltë, jo ndërrime në dizajnë  letrash, jo me copëza praktikash të vendeve të ndryshme, të grumbulluara e mbledhura si në thesin e  një lypsari, për të krijuar një mish-mash, që s’mund t’i vësh as emër. Pra na duhet një reformë e vërtetë, na duhet një qasje tjetër, një ndryshim rrënjësor, që nga lartë poshtë ose njëkohësisht nga lartë e nga poshtë, por sigurisht nga mesi nuk mund t’ia fillojmë. Pra, kur flasim për arsimin nuk mund të bëjmë një prerje të mirëfilltë nivelesh, sepse ato janë të lidhura ngushtë, megjithatë ne sot do të kufizohemi te disa dobësi e anomali, tek  faktorët objektiv e subjektiv e zhvillimet paraprake e aktuale  e  te përgjegjësia e nivelit të institucioneve komunale të arsimit,  gjithnjë me synimin se duke i theksuar e identifikuar ato, do të ndërmerren masa për të përmirësuar, eliminuar ato. Faktori njeri e në veçanti ata që janë përgjegjësit e zbatimit të ligjeve e të rregullave, shpesh bëhen ata të parët që japin shembullin më të keq , sepse ata vet  thyejnë ato rregulla dhe kur kjo ndodh ata humbin të drejtën morale të kërkojnë nga të tjerët zbatim të ligjeve e rregullave. Kjo bënë që njerëzit e njëjtë me detyra e pozita të njëjta, të mos jenë të barabartë para të njëjtit ligj. Kështu ta zëmë një drejtori e një shkolle vendos krye në vete të shkel rregullat e konkursit, duke tejkaluar numrin e nxënësve të regjistruar në klasë të dhjetë, madje me dy muaj vonesë nga fillimi i vitit shkollor  dhe kjo legjitimohet nga Drejtoria e arsimit komunës dhe për hir të kësaj bëhet edhe shkelja e tjetër e Drejtorisë së Arsimit. Kjo e fundit tash shkel ligjin e MASHT, sepse nuk ka respektuar konkursin e shpallur nga MASHT. Kjo ka ndodhur në Gjilan në shkollën e Mjekësisë dhe Drejtorinë e Arsimit. Dikur, më herët, me të njëjtat ligje, vetëm për tejkalim regjistrimit të numrit të nxënësve, ka pasur shkarkim të drejtori të shkollës dhe si për koiqidencë është i njëjti drejtor. Ne në kushte normale, sipas rregullave një nxënës që mungon 5 ditë mësimi ose bënë 32 mungesa pa arsye, largohet nga shkolla ,ndërsa konsiderohet e ligjshme që më se dy paralele të përfundojnë një gjysmë vjetor me një muaj e gjysmë mësim për një gjysmë vjetor.                          

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera