Qendra Skandinavi: Hetime të pavarura për rastin e Astrit Deharit

06 Nov 2016
Ne, aktivistët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skandinavi shprehim ngushëllimet më të thella familjes Dehari dhe të gjithë aktivistëve për vdekjen tragjike të shokut dhe bashkaktivistit tonë, Astrit Dehari. Padrejtësia ndaj Astritit dhe 5 aktivistëve të tjerë filloi në momentin kur regjimi Thaçi-Mustafa-Veseli përmes kontrollit mbi policinë dhe gjyqësorin e vendin, i arrestuan duke u bazuar në prova të montuara për kinse sulm ndaj Kuvendit të Kosovës. Edhe pas 68 ditësh në burg, asnjëherë nuk u mbajt asnjë seancë gjyqësore në lidhje me rastin. Kjo tregon që arrestimi i Astritit dhe të tjerëve ka qenë rast politik dhe i qëllimshëm. Institucionet e vendit janë duke lëshuar deklarata kontradiktore në lidhje me rastin, gjë që e bëjnë humbjen e Astritit edhe më të rëndë për familjarët dhe shoqërinë e tij. Ne kërkojmë që të bëhen hetime të pavarura në lidhje me vdekjen e Astritit dhe sa më shpejtë të zbardhet ky rast dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Njëkohësisht, kërkojmë që 5 aktivistët tjerë të lirohen sa më parë. Me pikëllim të thellë i bëjmë lamtumirën e fundit Astritit tonë, që me punën e tij të palodhshme, qëndrueshmërinë, trimërinë dhe zemërgjërësinë e tij do të jetë i pazëvendësueshëm në mesin tonë. Astriti, i cili tërë rininë ia kushtoi vendit, do të jetë shembull dhe do të na frymëzoj edhe më shumë që ta vazhdojmë rrugën e tij. Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra e Suedisë dhe e Norvegjisë 6 nëntor, 2016

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera