Qendra Prishtinë: Libra dhuratë bibliotekës së re

07 Sep 2016
Lëvizja VETËVENDOSJE! sot dhuroi një shumë simbolike librash dhe gjithë arkivin e saj të gazetave ditore të arkivuara ndër vite Bibliotekës "Hivzi Sylejmani", objekti i ri i së cilës u inaugurua ditë më parë në lagjen dardania në Prishtinë. Në emër të VETËVENDOSJE!-s, asambleistja Hatixhe Hoxha tha se ky është një kontribut modest i Lëvizjes, në fondin e librave të kësaj biblioteke. Urojmë që objekti i ri të shërbejë edhe më shumë në ngritjen e lexueshmërisë dhe edukimin e gjeneratave të reja e po ashtu bëjmë thirrje që gjithë ata që kanë mundësi, të dhurojnë libra në ndihmë të bibliotekës. Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra Prishtinë 7 shtator 2016 IMG_1837 IMG_1791

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera