Reagim i Lëvizjes VETËVEDOSJE! mbi zëvendësimet në Komunën e Prizrenit

16 Aug 2016
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren  “ndryshimet” në qeverisjen lokale, duke i ndërruar përnjëherësh  6 drejtorët e saj, i sheh si një tjetër mashtrim optik në sytë e  qytetarëve të saj , vetëm e vetëm për t’ia zgjatur jetën keq qeverisjes së PDK-së në Prizren. Për këto “ndryshime” qytetarët e Komunës së Prizrenit nuk u informuan fare për arsyet e ndërrimeve të këtyre personave, të cilët  gjatë kohës sa ishin në detyrat e tyre vazhdimisht kanë abuzuar me pasurinë publike. Me këtë mendësi PDK-ja mund t’i ndërrojë të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, por nuk  do të mund të bëjë as ndryshimin më të vogël e për të dalë nga kjo stërkeqje politike të shkaktuar prej vitesh në Komunën e Prizrenit. PDK-ja  edhe turpin e tyre, përmes konferencës për shtyp, e shndërron në fitore të re, duke mos u larguar asnjëherë nga mentalitetit i kapjes së shtetit, sepse të gjithë drejtorët e ”ndërruar”, të kryesuar nga Ramadan Muja,  janë nën hetime të organeve të drejtësisë. Ndryshimet duhen bërë, por duke filluar nga Ramadan Muja. Qëndrimi i  mëtejmë  i Ramadan Mujës  në krye të Komunës së Prizrenit është jo vetëm tallje dhe ofendim për qytetarët, por edhe një shkarje më e madhe në paturpësinë e tyre. Aferat e tyre  korruptive mund të ndalen vetëm përmes çrrënjosjes së mendësisë  së politikave të tilla dhe ky mbetet edhe qëllimi i  Lëvizjes VETËVENDOSJE! 16 gusht 2016 Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera