Të mirren masa për sëmundjen infektive të gjedhit

10 Aug 2016
Në bazë të kësaj komunikate ne bejme thirrje per marrje pergjegjesish dhe shprehim shqetesimin tone ne lidhje me mos veprimin e organeve komunale si dhe atyre shteterore ne lidhje me perhapjen e semundjes se gjedhit LSD (Lymphi skin disease) ose ne gjuhen Shqip “Semundja e Lekures me Xhunga”. Në teritorin e Ferizajt si dhe në gjithë Kosovën kohët e fundit është përhapur një sëmundje infektive e rrezikshme e gjedhit. Kjo sëmundje (LSD, Lymphi skin disease) bën pjesë në programin e parë të sëmundjeve, te klasifikuar sipas Ligjit për Veterinarinë 2004/21. Sëmundjet e kësaj liste konsiderohen të rrezikshme dhe masat për luftimin dhe parandalimin e saj duhet të jenë urgjente. Përmasat shqetësuese që ka marrë kjo sëmundje në territorin e Ferizajt dhe mos veprimi i institucioneve, ka përhapur panikë tek fermerët. Ferizaj ende nuk është furnizuar me vaksina për këtë sëmundje sikur komuna e tjera. Nënkomiteti i Qendrës së Ferizajt për Bujqësisë, pylltari dhe zhvillim rural, në bazë të ligjit për veterinarinë 2004/21, neni 4- pika a dhe c, kërkon të mirren këto masa:
  1. Kontrolli i sëmundjeve infektive dhe ngjitese
  2. Lajmërimi për sëmundje të caktuarta dhe të specifikuara nga ministria
  3. Marrje e masave në lidhje me mbeturinat e kafshëve dhe patogjene (kafshet e sëmura dhe të ngordhura).
Në bazë të këtyre kërkesave ligjore nga neni 4, AVUK në bazë të nenit 6, duhet të organizojë dhe sigurojë:
  1. Parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive dhe
  2. Qarkullimin e mbeturinave shtazore, masa keto më së të nevojshme në këtë rast.
Qytetarëve të Ferizajt i duhet një qeverisje e cila nevojat e tyre i ka në radhë të parë, e jo si kjo që edhe cështjet urgjente i trajton me neglizhencë. Nënkomiteti për Bujqësi – Qendra Ferizaj 7 gusht 2016

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera