Zgjerohen radhët e VETËVENDOSJE!-s

12 May 2016
Numri i përkrahësve, anëtarëve dhe aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s po rritet nga dita në ditë. Kjo po ndodh për shkak të konceptit; Alternativës Qeverisëse; angazhimit konsistent për mbrojtjen e interesave të vendit; të drejtave të qytetarëve, angazhimit për partneritet dhe respekt të ndërsjellë me shtetet fqinje dhe shtetet tjera mike; luftës pa kompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar, marrëveshjeve të dëmshme për vendin, e të tjera. Në vazhdën e këtyre ardhjeve Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Gjilan iu bashkua sot edhe juristi i aktivisti i shquar i shoqërisë civile, Isa Shefkiu. Koordinatori i VETËVENDOSJE!-s në Gjilan, Ismajl Kurteshi, në emër të Lëvizjes e falënderoi z. Shefkiu për bashkim në organizatën tonë, dhe tha se ky i fundit duke qenë i informuar mirë me mënyrën e qeverisjes në vend dhe në Komunën e Gjilanit, ka vendosur që të mos mbetet vetëm monitorues i keqqeverisjes por të angazhohet për pengimin e keqqeverisjes. “E për një angazhim të tillë askush nuk ofron mundësi më të mira se Lëvizja jonë. Shumë personalitete të dëshmuara atdhetare dhe profesionale kohëve të fundit iu bashkuan Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke e bërë Lëvizjen subjekt të fuqishëm pa të cilin  në të ardhmen nuk do të mund të merren vendime e veprime të rëndësishme për shtetin. Me VETËVENDOSJE!-n e fuqishme së shpejti do t’iu vjen fundi edhe vendimeve edhe veprimeve të dëmshme e antikushtetuese si që kanë ndodhur në të kaluarën”, tha Kurteshi. Isa Shefkiu tha se Lëvizja VETËVENDOSJE! është i vetmi subjekt kredibil që ka dëshmuar konsistencë në veprime, e me theks të veçantë në këta muajt e fundit me kundërshtimin e “Zajednicës” dhe marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Shefkiu duke qenë se e ka pasur për një kohë të gjatë rolin e monitoruesit të Komunës së Gjilanit, e kritikoi qeverisjen në këtë Komunë duke e cilësuar si joprofesionale. Ai shtoi se asambleistët e VETËVENDOSJE!-s në Gjilan përgjatë këtyre viteve të angazhimit kanë sjellë metoda të reja në punën e organeve të Kuvendit si dhe i kanë ngritur në Kuvend dhe komisione problemet e qytetarëve.     12 maj 2016 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjilan  

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera