Shkeljet e njëpasnjëshme të Komunës së Fushë Kosovës

08 Apr 2016
Qasja e komunës së Fushë Kosovës se: “ Ne  nuk jemi servis i askujt dhe punojmë për teket e askujt”,  po vazhdon t`ua pamundësojë informimin e drejtë dhe qasjen në vendimet e komunës qytetarëve të  Fushë Kosovës.  Kështu, komuna e Fushë Kosovës është bërë  komunë e mbyllur  dhe asrye për këtë  mund të jetë vetëm frika nga zbulimi i keqpërdorimeve dhe aferave korruptive. Lëvizja VETËVENDOSJE!, i ka dërguar me dhjetëra kërkesa komunës për qasje në dokumente publike, mirëpo nuk kemi marrë përgjigje në shumicën e rasteve, e ato pak përgjigje që kemi marrë,  kanë qenë gjysmake dhe të devijuara nga ajo se çfarë kemi kërkuar ne. Njëlloj komuna ka vepruar edhe me qindra pyetje parlamentare  të shtruara në Kuvend komunal  nga përfasësuesit tanë, duke refuzuar të përgjigjen në kundërshtim me përgjegjësitë instutucionale dhe vlerat demokratike. Në anën tjetër, komuna në vazhdimësi është duke e shkelur Ligjin për vetëqeverisje Lokale si dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit Komunal, ku sipas të cilave, audioinçizimet e seancave të Kuvendit duhet të publikohen në Web faqe të Komunës. Për dy vite, për aq sa Lëvizja VETËVENDOSJE! ka përfaqësues të vetin në Kuvend, ne kemi kërkuar përmbushjen e këtij obligimi ligjor, por që anjëherë nuk është marrë parasysh. Poashtu nuk ka pasur ndonjë reagim as nga ana e përfaqesuesit të MAPL, edhe pse kanë qenë të informuar për këtë çështje. Në këtë situatë të mostransparencës  dhe mbylljes së komunës, ne i jemi drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili nga komuna ka marrë përgjigjen që : ”Ne jemi të hapur për të gjithë, por nuk i vlerësojmë ata që e keqpërdorin dokumentacionin zyrtar, dhe e till eshtë Lëvizja Vetvendosje, në komunën e Fushë Kosovës.”, “ Ne nuk jemi servis i askujt dhe punojmë për teket e askujt.”,  “Paraardhësi i znj. Albana Gashi i ka marrë po të njejtat dokumente  në tërësi dhe nuk i përsërisim më, saherë ata të ndërrohen në postet e tyre udhëheqëse.”. Me këto deklarata Burim Berisha e tregon mendësinë e qeverisjes autoritare duke vendosur arbitrarisht se kush paska te drejtë qasjeje në dokumente publike, kush po i keqpërdorka  apo  mirëpërdorka ato, dhe se kujt këta i shërbejnë e i bëhen servis e kujt jo! Përveç kësaj, këto deklarata janë shpifje sepse disa prej dokumentacioneve që janë kërkuar i përkasin vitit 2015 dhe nuk janë parashtruar nga askush më herët. Sidoqoftë, komuna e ka detyrim ligjor  t`i përgjiget secilit qytetarë në kërkesat  për qasje në dokumente publike saherë i kërkohet pa guxuar asnjëherë  t`ia japë vetes të drejtën për ta gjykuar personin fizik apo juridik që i parashtron komunës një kërkesë të tillë! IAP i ka dërguar komunës një raport me rekomandime. ku deklaratat e kryetarit Burim Berisha i cilëson si të padëshmuara dhe thekson se ofrimi i dokumenteve publike nga komuna është obligim dhe e drejtë e jo shërbim siç e ka cilësuar Burim Berisha, duke i dhënë të drejtë Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në kërkesat e saj. Ne kërkojmë nga Komuna e Fushë Kosovës që të respektojë Ligjin në fuqi, dhe të na lejohet qasja në dokumente publike, përndryshe do jemi të detyruar që të ndjekim rrugët ligjore, duke e dërguar këtë çështje edhe në Gjykatë. Raporti me Rekomandime Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Fushë Kosovë 08.04.2016

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera