Sistemi i kapur arsimor përndjekë politikisht nxënësit

26 Mar 2016
Eksponentët e LDK-së në shkollën e mesme teknike “Fan S. Noli”, në Besianë, e shantazhojnë dhe e pezullojnë nga shkolla, aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Rinor Hajrullahu. Me një vendim të drejtoreshës Vlora Ceraja Hajdini, dhe kujdestarit të klasës Xhevat Kapiti, aktivistit Rinor Hajrullahu, i shqiptohet masa “pezullim i përkohshëm”, me arsyetimin se “nxënësi përhapë parulla politike në klasë në prezencë të profesorit”. Pas shqiptmit të pezullimit, sekretari i shkollës Besim Latifi, anëtar i kryesisë së LDK-së në Besianë, e ka njoftuar policinë e Kosovës duke e konsideruar aktivitetin e Rinorit, si “aktivitet terrorist”. I njëjti person, ka kërkuar nga aktivisti që të pohojë se Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka paguar atë për të kryer aktivitet politik në shkollë. Drejtoresha e shkollës, Vlora Ceraja Hajdini, gjithashtu e afërt me strukturat e LDK-së në Besianë, ka ushtruar presion mbi aktivistin Rinor Hajrullahu, duke e konsideruar veprimin e tij si “komunist”. Nën presionin policor, drejtoresha e shkollës, sekretari dhe kujdestari i klasës, kanë shantazhuar aktivistin Rinor Hajrullahu, se nëse ai nuk heq dorë nga aktiviteti i tij politik, rrezikon të burgoset dhe të torturohet nga policia. Presioni ndaj Rinorit, ka zgjatur afër 2 orë në zyrën e sekretarit dhe të drejtoreshës. Pushteti autoritar i Agim Veliut, përmes futjes së eksponentëve partiak në udhëheqësinë e shkollave, ka instrumentalizuar arsimin lokal në shërbim të interesave të pushtetit, përmes ndjekjes së nxënësve aktivistë si dhe shantazhimit me largim nga puna të prindërve të aktivistëve të Lëvizjes. Tashmë është e qartë se ky pushtet është në panik, dhe se frikësohet nga zgjimi i rinisë, duke e pasur parasysh se rinia e këtij vendi historikisht ka qenë baza e emancipimit shoqëror, rrjedhimisht ankthi i pushteteve shtypëse. Bashkëlidhur mund të gjeni fotografitë e kujdestarit Xhevat Kapiti, dhe sekretarit Besim Latifi, nëpër aktivitete të ndryshme të LDK-së.     26 mars 2016 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Besianë   Screenshot_2016-03-26-07-51-48 Screenshot_2016-03-26-07-54-27FB_IMG_1458975123934 FB_IMG_1458975423351

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera