Fshehja e dokumenteve publike, është fshehje e korrupsionit

12 Mar 2016
Pushteti lokal në Istog karakterizohet nga shumë probleme serioze, siç janë korrupsioni, nepotizmi, ndikimi partiak në institucioneve publike dhe sidomos mungesa e transparencës dhe llogaridhënies. Pushteti i lokal i LDK-së në Istog sikurse ai qendror është shndërruar në një instrument të pushtetarëve për t’u pasuruar dhe për t’i punësuar militantët e partive dhe familjaret e tyre. Lëvizja VETËVENDOSJE! për gjatë këtyre dy viteve që është pjesë e asamblesë Komunale të Istogut ka artikuluar dhe ka ngritur shumë shqetësime e problem të Komunës së Istogut duke u përpjekur për më shumë transparencë e llogaridhënie, për më shumë drejtësi e barazi. Por Pushteti i Haki Rugovës është treguar i papërgjegjshëm përball opozitës në Istog dhe përball qytetarëve dhe interesi publikë të Komunës tonë. Një nga problemet me mungesën e transparencës është edhe menaxhimi i pasurisë publike dhe kontratat e dëmshme në formë anti-ligjore që pushtetit dyshohet që i ka bërë me palët tjera private. Ligji për qasje në dokumente publike ja garanton secilit qytetar qasjen në dokumente publike. Por një gjë e tillë nuk po lejohet nga Kryetari Haki Rugova për anëtarin e Kuvendit Komunal të Lëvizjes VETEVENDOSJE! i cili ka bërë një kërkesë në Komunën e Istogut lidhur me Objektin pasuri e Komunës në fshatin Gurakoc më saktë objektin ku realizon veprimtarin afariste “Restorant Shija” i cili pa ndonjë marrëveshje të bërë publike, po e shfrytëzon pronën komunale. Ne kemi kërkuar marrëveshjen dhe kontratën mbi të cilën vepron ai, nëse natyrisht ka kur e dimë që shumë punë sot bëhen me marrëveshje gojore dhe duke shpërfill procedurat ligjore. Por një gjë e tillë nuk ka lejuar deri sot. Kjo mbyllje e pushteti lokal flet qartë për mungesën e demokracisë dhe llogaridhënies, por kjo është edhe shkelje e ligjit dhe në fakt dhe e kushtetutës ku sanksionohet kjo e drejtë. Informimi dhe qasja në dokumente publike është kusht i domosdoshme për ta përfshirë qytetarin në vendimmarrje. Kjo qasje e pushteti lokal tregon shumë qartë se shumë prej vendimeve të marra kanë pas për qëllim përfitim personale. Ne mendojmë që arsyeja e vërtetë e nxjerrjes së shkresës ku nuk na lejohet qasje në këtë rast është frika për zbulimin e aferave korruptive dhe dalja në pah e keqqeverisjes të këtij grupi abuziv që po e mban peng Istogun nga paslufta. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë luftimin e këtij pushteti të korruptuar në nivel lokal dhe qendror deri në ndërrimin e tij. Në të njëjtën kohë ju bëjë thirrje organeve të drejtësisë që të nisin hetimet për pronën në fjalë ndaj zyrtarëve komunalë, si dhe menjëherë të nisin hetimet për shkeljen e ligjit për dokumente zyrtare që po bëhet nga ana e Komunës së Istogut, përkatësisht zyrtarëve që janë përgjegjës për të zbatuar ligjin. 12 mars 2016 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Istog

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera