VETËVENDOSJE! nderon veteranët e arsimit në Gjilan

07 Mar 2016
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, për nderë të 7 Marsit, ka nderuar veteranët e arsimit dhe mësimdhënësit e tërë Komunës së Gjilanit, në një koktej rasti, duke çmuar kontributin e tyre në rrugëtimin e dhënë për përparimin dhe edukimin e shumë brezave të rinj, në kohët më të vështira të kombit tonë. Në pamundësi që të jetë i pranishëm në këtë takim, deputetit i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh koordinator i Qendrës së Lëvizjes në Gjilan, Ismajl Kurteshi, iu drejtua nga arresti shtëpiak përmes një letre veteranëve të pranishëm. Ndërkaq, profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare, Nevzat Isufi, njëherësh shef i Grupit të Këshilltarëve komunal nga VETËVENDOSJE! në Gjilan foli për rëndësinë e kësaj date. Fehmi Sylejmani, anëtar i Komitetit të Arsimit në Gjilan dhe anëtar i Kuvendit Komunal, është falënderuar për pjesëmarrjen dhe për kontributin e dhënë të kësaj kategorie shoqërore që kanë dhënë më dekada të tërë. Lidhur me ecurinë e sistemit arsimor nga paslufta e deri më sot, foli Sami Kurteshi. Për brengat dhe hallet veteranëve të arsimit foli Sali Hasani, kryetar i Shoqatës së Veterinave të Arsimit, një organizëm mjaftë mirë i organizuar dhe model i mirë për shumë instanca tjera relevante komunale e qendrore.  7 mars 2016 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjilan

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera