Tubimi me bashkatdhetarë në Bruksel

15 Feb 2016
Në tubimin e mbrëmshëm me bashkatdhetarë në Bruksel Shpend Ahmeti e bëri një prezantim të situatës politike në Kosovë, ku tregoj që “Zajednica” dhe Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të kalojnë dhe se Lëvizja VETËVENDOSJE! do të bëj çmos për t'i ndaluar këto dy procese tejet të dëmshme për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen e saj. Gjatë këtij takimi u vu në pah nevoja që energjia e qeverisë të drejtohet drejtë zhvillimit ekonomik, zvogëlimit të varfërisë, rritjes së barazisë e rrjedhimisht edhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Republikës. Pra, në vend se të vazhdohet me negociata të pafundme e pakushte me Serbinë, në vend se të nënshkruhen marrëveshje të dëmshme për vendin, duhet të fillohet të mendohet për interesat e qytetarit të Kosovës dhe jo për anëtarësim të Serbisë në BE në kurriz të qytetarit të Republikës së Kosovës. Në vazhdim u diskutua edhe për qeverisjen komunale në Komunën e Prishtinës ku Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë dhe po bën një punë të madhe me një buxhet tepër të vogël nëse krahasohet me qytete e kryeqytete tjera të vendeve të rajonit. Pastaj u vazhdua me nevojën që diaspora të angazhohet politikisht në vendin ku jeton dhe vepron, por edhe të ndikoj dhe të angazhohet edhe në Kosovë, sepse prej afro 500 mijë shqiptarëve të Kosovës që zyrtarisht jetojnë në diasporë, vetëm afro 2000 persona kanë votuar në zgjedhjet e fundit. Po ashtu u vu në pah nevoja që shqiptarëve profesionistë që veprojnë në diasporë t'u ofrohen mundësi që të kthehen dhe të japin kontributin e tyre edhe në Kosovë, meqë kemi fatin të kemi ekspertë të shumë fushave që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. U diskutua edhe për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Kosovën Lindore, për të parët u vu në dukje nevoja e një liste të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në mënyrë që të forcohet faktori shqiptar në Maqedoni. Po ashtu u kërkua që Prishtina dhe Tirana t'iu dalin në mbrojtje dhe të angazhohen në plotësimin e të drejtave elementare të shqiptarëve në Kosovën Lindore, si dhe të reagojnë njëzëri kur ka shkelje të të drejtave të shqiptarëve, kudo qofshin ata. Në fund u kërkua që të ftohen sa më shumë njerëz me 17 shkurt në mënyrë që t’i shkurtohet jeta kësaj qeverie antikushtetuese që po injoron kërkesat e qytetarëve për anulimin e “Zajednicës” dhe Demarkacionit me Malin e Zi! 15 shkurt 2016 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Belgjikë DSC_0148

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera