Qendra e Istogut dërgon në Antikorrupsion Kryetarin Haki Rugova

12 Feb 2016
Sot Qendra e Lëvizjes VETEVENDOSJE! në Istog, ka dorëzuar në Agjensionin Antikorrupsion një lëndë që e kishte paralajmëruar dje për Komunën e Istogut. Rasti i iniciuar në AKK ka të bëjë me keqpërdorimet e Kryetarit të Komunës, Haki Rugova, përkatësisht kompanisë ku ai është aksionar, me projektin e memorialit ‘Ibrahim Rugova’. Në këtë projekt janë të përfshira kompania e Kryetarit Rugova dhe kompania e anëtarit të Kuvendit Komunal të Istogut nga radhët e LDK-së, Hajrush Shoshi. Shkeljet kanë të bëjë me transaksione financiare në formë antiligjore, keqpërdorim të pozitës zyrtare, konflikt interesi të të dy zyrtarëve të lartcekur dhe shkelje të parimeve bazë për transparencë dhe pëgjegjësi. Ku rast e shpërfaq më së miri logjiken dhe praktiken e qeverisjes së LDK-së, që as në të tilla raste, qëllimi nuk është respekti për figura të caktuara, por tenderët nga të cilët përfitojnë kompanitë e pushtetarëve dhe familjarëve të tyre. Lëvizja VETEVENDOSJE! – Qendra ISTOG 12 shkurt 2016 Prishtinë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera