Ferizaj: Konferenca përmbledhëse për vitin 2015

29 Dec 2015
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj mbajti konferencën përmbyllëse për vitin 2015. Koordinatori i Qendrës, Emrush Xhemajli tha se VETËVENDOSJE! e Ferizajt ka qenë shumë aktive këtë vit edhe në nivel lokal, e edhe në organizimet e nivelit qendror. Ai falënderoi qytetarët e kësaj komune për mbështetje dhe përfshirje në aktivitetet e Lëvizjes këtë vit, që nga protestat që larguan Jabllanoviqin, e deri më tash. Xhemajli u bëri thirrje qytetarëve të Ferizajt që të vazhdojnë të bashkohen rreth opozitës, për t’i kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi që janë në dëm të Republikës së Kosovës. “Sikurse në gjithë Kosovën, edhe ne nga Ferizaj, kërkojmë që shkelësit e Kushtetutës fillimisht të largohen. Nëse nuk e respektojnë interpretimin e Kushtetutës, këtë do ta konsiderojmë si grabitje dhe qëndrim i padrejtë në pushtet dhe do t’i detyrojmë të largohen. Këtë do ta bëjmë më 9 janar të vitit 2016”, theksoi Emrush Xhemajli. Asamblistët e VETËVENDOSJE!-s kanë qenë shumë aktivë brenda Kuvendit Komunal. Në arsim, në shëndetësi, në shërbimet publike, në ekonomi e financa, e sektorë tjerë, përmes tyre dhe Nënkomiteteve profesionale që ka Qendra jonë kemi denoncuar punësimin me të njohur dhe me vijë familjare, me vijë partiake dhe vijë klanore të kryetarit të Komunës, punësimet pa konkurs si dhe largimet nga puna për hakmarrje politike. “Kemi denoncuar skandalet më të më dha të Komunës dhe drejtorive përkatëse komunale: Dhënien e ambienteve publike të shëndetësisë, edhe ashtu të munguara, afaristëve privat. Blerja e parregullt e instrumenteve dhe materialeve shëndetësore, puna e parregullt e personelit drejtues shëndetësor. Por edhe të keqmenaxhimit të financave publike. Një ndër skandalet më të mëdha procedural gjatë këtij viti ka qenë mënyra si është tentuar të quhet e aprovuar Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2016-2018. Komuna fillimisht donte të aprovojë këtë Kornizë, pastaj ta hedhë në diskutim publik”, tha ndër të tjera Xhemajli. Asamblisti i Lëvizjes në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Sylejman Zeka, foli për mungesën e transparencës së Komunës edhe përgjatë vitit 2015. “Ku vërehet në shumë çështje, e veçanërisht në lidhje me pronat e komunës, ku komuna deri tash asnjëherë nuk ka dalë me një listë në lidhje me pronat dhe objektet të cilat janë në pronësi të saj, pastaj mungesa e transparencës në lidhje me zonat e destinuara për zhvillim ekonomik, ku tash e pesëmbëdhjetë vite nuk kemi informacione se si kanë funksionuar këto prona dhe impakti i saj në zhvillimin e komunës në përgjithësi, mungesa e transparencës në lidhje me numrin e punëtorëve të punësuar me kontratë mbi vepër, e të tjera”, tha Zeka. Ai shtoi se gjatë këtij viti kemi pasuar edhe ngulfatje të debatit në Kuvend për interesa të qytetarëve dhe të Komunës në përgjithësi, konkretisht heqja nga rendi i ditës së pikës në lidhje me Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, vërejtje, pikë kjo e cila patë kaluar me shumicë në KPF. Në fund, Zeka theksoi se me kërkesë të VETËVENDOSJE!-s, për here të parë në Komunën e Ferizajt do të raportohet për funksionimin e Ndërmarrjeve Publike Lokale. Pas konferencës, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj zhvilluan një aksion simbolik, me ç’rast premtimet e rreme të Kryetarit Sfarqa i vendosën në bredhin e qytetit.     29 dhjetor 2015  Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Ferizaj 20151228_124026 20151228_124053  

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera