Ferizaj: Bashkatdhetarët, promotori i ekonomisë të Republikës së Kosovës

26 Dec 2015
Në Shtëpinë e Kulturës në Ferizaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tubim me bashkatdhetarë, ku u fol për jetesën e shqiptarëve të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian, qëndrimet e tyre në lidhje me situatën politike në Kosovë si dhe vullnetin për të kontribuuar në në ndryshimin e gjendjes në Kosovë. Koordinatori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj, para bashkatdhetarëve deklaroi se varfëria, mjerimi dhe papunësia nuk janë fenomene natyrore por paaftësi e qeverisë për të menaxhuar paranë publike. Ai tha se Komuna e Ferizajt është njëra ndër komunat më të prekura nga ikja masive e shqiptarëve të Kosovës në vende si Gjermania, Zvicra, Austria, e të tjera. Sami Kurteshi, ish-avokat i popullit, përmendi historikun njëshekullor kur shqiptarët e Kosovës kanë marr rrugën për të imigruar në vende jashtë Kosovës si pasojë e mos-përfilljes nga sistemi i atëhershëm joshqiptar. Ai mërgimtarët i konsideron si heronj të Kosovës, për faktin se ata kanë mbajtur gjallë dinamikën ekonomike. “Para ca kohësh është mbajt një konferencë në Bruksel me ç’rast aty u është zotuar shtetit të Kosovës ndihmë prej 1.2 miliardë euro, dhe në atë rast nga pushtetarët tanë vërshuan një sërë falënderimesh për këto shtete, kur pothuajse një shumë e tillë çdo vit jepet nga mërgimtarët tanë dhe kurrë këta pushtetarë nuk i falëndërojnë për kontributin e tyre”, theksoi Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri. Ai tha se remitencat që rrjedhin direkt nga bashkatdhetarët tanë mundësojnë jetesën tonë, duke pasur parasysh që për momentin ekonomia e Kosovës më shumë i ngjan një ekonomie primitive. Ymeri kritikoi qasjen e kësaj qeverie e cila në vend se të merret me ndërtimin e një ekonomie efikase dhe progresive, kjo si prioritet e ka marr projektin serb “Zajednicën”, e cila si pasojë ka bërë që shumë qytetarë të këtij vendi të marrin rrugën ilegale drejt shteteve evropiane. “Nëse kjo qeveri nuk e ndalon këtë kreaturë antikushtetuese, atëherë më 9 janar 2016 populli do ta ndalë” tha ndër të tjera Ymeri.     26 dhjetor 2016 Lëvizja VETËVENDOSJE! 0 Qendra në Ferizaj   IMG_2238 IMG_2253

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera