Qendra Gjermani: Qeveria e Kosovës kundër interesave të Republikës së Kosovës

01 Dec 2015
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani dënon fuqishëm dhunën policore të ushtruar më 28 nëntor 2015 ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Dhuna brutale e urdhëruar nga Qeveria, e cila shkel mbi Republikën dhe i del në mbrojtje "Zajednicës", është e papranueshme. Gatishmëria e Qeverisë për t‘i mbrojtur interesat e Serbisë nëpërmjet një dialogu nënshtrues në njërën anë dhe injorimi i mbi 35 mijë protestuesve, injorimi i mbi 205 mijë nënshkrimeve në peticion dhe mosgatishmëria për referendum në anën tjetër, tregojnë se kjo Qeveri i ka shpallur qytetarët e Republikës armiq dhe Serbinë mike të saj. Dhunimi dhe gjakosja e ditës së shenjt të shqiptarëve, 28 Nëntorit, përmes keqpërdorimit të Policisë, është një sulm i papranueshëm kundër të gjithë shqiptarëve anembanë botës. Këto veprime të qeverisë kanë vetëm një përfundim, dhe ai është rrëzimi i kësaj Qeverie skajshmërisht korruptive dhe diktatoriale.   1 dhjetor 2015 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjermani

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera