Pejë: Reagim lidhur me aksidentin e ndodhur në Shkollën Fillore “Dardania” në Pejë

06 Nov 2015
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë shpreh shqetësim lidhur me aksidentin e ndodhur në Shkollën Fillore “Dardania” në Pejë . Pas shpërthimit të Sistemit të ngrohjes janë lënduar pesë nxënës të kësaj shkolle. Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë vizituan të lënduarit që po trajtohen në Spitalin Regjional në Pejë, duke iu dëshiruar shërim sa më të shpejtë. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse zbardhjen sa më shpejt të rrethanave që çuan deri te ky aksident. 6 nëntor 2015 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Pejë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera