Burim: Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Burimit shkel ligjin

03 Nov 2015
Lëvizja VETEVENDOSJE! Qendra në Burim me shqetësim po i përcjell zhvillimet e fundit në Kuvendin Komunal të Burimit ku jashtëligjshëm po mban mandatin anëtarja e Kuvendit Komunal nga radhët e AKR-së Teuta Hasani. Me datën 26. tetor 2015 në lajmet e KTV-së  dhe në portalin koha.net është publikuar lajmi  që në Kuvendin Komunal të Burimit ka anëtarë që 5 mbledhje radhazi nuk ka marrë pjesë në punën e  Kuvendit Komunal dhe i njëjti vazhdon ta mbajë mandatin. Me të marrë këtë informacion kemi hulumtuaar dhe ka rezultuar se rasti ka të bëjë me shkelje të madhe ligjore nga ana e kryesuesit të Kuvendit Komunal Hazbi Bajra. Në bazë të Ligjit për VETËQEVERISJE LOKALE  NR. 03/L-040 nenit 37 pika 37.2 Anëtari i Kuvendit Komunal të komunës pushon të jetë anëtarë: pika e) nëse anëtari nuk merr pjesë tre (3) muaj rresht në mbledhjet e kuvendit të komunës pa arsyeje; Dhe sipas gjetjeve rezulton se: Anëtarja e Kuvendit Komunal të Burimit  nga subjekti politik AKR Teuta Hasanit nuk ka marr pjesë në  5 seanca të Kuvendit Komunal respektivisht në: 1.    mbledhjen e 18 që u mbajt me datë: 29.01.2015 2.    mbledhjen e 19 që u mbajt me datë: 27.02.2015 3.    mbledhjen e 20 që u mbajt me datë: 31.03.2015 4.    mbledhjen e 21 që u mbajt me datë: 30.04.2015 5.    mbledhjen e 22 që u mbajt me datë: 29.05.2015 Nga informacionet e konfirmuara, del se anëtarja e Kuvendit Komunal Teuta Hasani  është duke studiuar e jetuar jashtë Republikës së Kosovës. Po ashtu, Kryesuesi i Kuvendit Komunal nuk ka pranuar kërkesën e anëtares së radhës nga e njëjta parti, rrjedhimisht  kryesuesi i Kuvendit Komunal Hazbi Bajra ka shkelur ligjin duke mos marrë përgjegjësi në kryerjen e detyrave që i ka si Kryesues i Kuvendit Komunal sipas ligjit, që në vete paraqet veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar që është sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Përmes kësaj komunikate dëshirojmë të informojmë opinionin se Kryesuesi Hazbi Bajra është duke vazhduar me shkelje të ligjit për zgjedhje përkatësisht nenin 10 dhe ligjeve tjera në fuqi. Kryesuesi ka obligim ligjorë që në momentin që një anëtarë shkel ligjin në këtë rast humb mandatin të bëjë kërkesat në KQZ për zëvendësim. I bëjmë thirrje Kryesuesit të Kuvendit Komunal që brenda një kohe sa më të shkurtër të merr masa për zbatimin e ligjit, përkatësisht zëvendësimin e anëtares së Kuvendit Komunal. 3 nëntor 2015 Lëvizja VETEVENDOSJE! – Qendra Burim  

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera