Deklaratë mbështetëse për protestën e nesërme në Prizren

13 Oct 2015
Përndjekja e ish luftëtarëve është e papranueshme. Barazimi i luftës sonë të drejtë më krimet e kryera nga Serbia në Kosovë ka për qëllim të shtrembëroj të vërtetën historike. Përpjekjet e tilla duhet të kundërshtohen masivisht nga të gjithë qytetarët. Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren mbështet protestën e nesërme të thirrur nga shoqatat e dala nga lufta kundër arrestimit të veteranit Xhemshit Krasniqit, dhe për mbrojtjen e vlerave të përgjithshme të UÇK-së. Me këtë rast ftojmë gjithë anëtarësinë dhe qytetarët që të bashkohen në protestë, në ora 12:00, në sheshin “UÇK” (tek rrethi para Spitalit Regjional të Prizrenit). 13 tetor 2015 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Prizren

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera