Mërgimtarët nga Gjermania kundër “Zajednicës”

01 Oct 2015
Në suaza të komunikimit të ndërsjellë si përfaqësues të mërgatës shqiptare, më 27 shtator në Hannover të Gjermanisë, një delegacion përfaqësues i Kryesisë së Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Gjermani, në përbërje nga nënkryetari i Qendrës Ibrahim Islami, anëtari i Kryesisë Tafë Tafa dhe ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Afrim Hoti, u takua me përfaqësuesit e AAK-së për Gjermani, përkatësisht Kryetarin e AAK-së për Gjermani Zymer Rrahmani, nënkryetarin Flamur Latifi, anëtarin i Kryesisë Smajl Hodaj dhe sekretarin z.Mirena. Si përfaqësues të mërgatës të dy palët ranë ujdi që së bashku të përkrahin plotësisht peticionin kundër “Zajednicës” dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi, duke u mobilizuar dhe koordinuar në mes vete edhe në Gjermani. Si pjesë e patjetërsueshme e kontributit për lirinë dhe çlirimin e atdheut, mërgata me anë të këtij peticioni do e shprehë indinjatën e thelle mbi lëshimet e bëra nga pushteti aktual në Kosovë në kurriz të shtetit dhe popullatës shumicë shqiptare, karshi shtetit serb. Si hap i parë jetësimit të këtij bashkëpunimi dhe kundërshtimit të dy marrëveshjeve të liga, që nga 28 shtatori filloi fushata e nënshkrimit të peticionit në fjalë. Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjermani

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera