Qendra e Klinës: Denoncohen në Prokurori Sokol Bashota, Zenel Bashota dhe Kristinë Lazri 

03 Sep 2015
Qendra në Klinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka denoncuar Kryetarin e Klinës Sokol Bashota, shoferin e Kryetarit Zenel Bashota dhe Drejtoreshën për Kulturës, Kristinë Lazri në prokurorinë e shtetit.
Lënda ka të bëje me Sokol Bashotën i cili në cilësinë e “personit zyrtar”, pra Kryetar i Komunës së Klinës, për organizimin e festivalit tradicional “I këndojmë  lirisë” të mbajtur me 6, 7 dhe 8 qershor 2014, kishte ndarë mjete në vlerë prej 20 mijë eurosh. Për këto mjete, Bashota e kishte autorizuar shoferin e tij, Zenel Bashotën që t'i tërhiqte.
Gjithashtu shumën prej 3,908 euro, Sokol Bashota, Zenel Bashota dhe Kristinë Lazri e kishin mbuluar me dokumenta të Komunës duke i nënshkruar vetë pa kurrfarë faturash dhe pagesa të bëra me para në dorë.
Këto veprime bijnë ndesh me dispozitat e nenit 422, paragraf 1 dhe 2 nënparagrafin 2.4 që flet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, përvetësim në detyrë sipas nenit 425, paragrafi 1 dhe 2, si dhe për Mashtirm në detyrë paragrafi 1 dhe 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës /Nr.04/L-082/
Këto denoncime janë të bazuara në fakte dhe prova.
Pretendimet për dorëheqjen e Sokol Bashotës nga kryetari i Klubit dhe festivalit për shkak të gjetjeve të auditorit nuk janë të vërteta. Ne do ta ndjekim këtë çështje e poashtu edhe keqpërdorime të tjera që bëhen prej këtij pushteti. Këto e kanë vendin në prokurori.
 
Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Klinë
3 shtator 2015 
Denoncimi

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera