Aksion protestues në mbrojtje të shqiptarëve në Mal të Zi

04 Jun 2013
Sot, derisa po zhvilloheshin aktivitetet e organizuara në kuadër të Forumit të Miqësisë Kosovë – Mal i Zi, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! zhvilluan një aksion protestues përmes shpalosjes së një pankarte ku ishte shkruar “Në Mal të Zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi!”.   Gjatë këtij aksioni, aktivistët i shpërndan të pranishmëve edhe një trakt ku ishin shënuar disa prej shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Përmbajtja e këtij trakti ishte si në vijim:   Nga shteti i Malit të Zi, shqiptarët:   Nuk trajtohen si të barabartë me të tjerët,   Diskriminohen në punësim,   Diskriminohen në investime,   Janë të shpronësuar me dhunë,   E kanë trashëgiminë kulturore të pambrojtur,   Nuk e kanë të drejtën e arsimit në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet e arsimit,   Nuk kanë të drejtë të përdorin lirshëm simbolet kombëtare,   Arrestohen kur kërkojnë të drejtat e tyre.   NË MAL TË ZI SHQIPTARËT SHTYPEN. KJO NUK ËSHTË MIQËSI!   Disa minuta pas shpalosjes së pankartës dhe pas shpërndarjes së traktit, Policia në mënyrë të padrejtë arrestoi katër aktivistë të Lëvizjes të cilët po e mbanin pankartën në dorë. Aktivistët u dërguan në stacionin e Policisë së Kosovës në Graçanicë.   Të arrestuar janë Anita Shabani, Etleva Malushaj, Nora Fetoshi dhe Pajtim Demaj.   Ne kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm duke i rikujtuar Policisë së Kosovës se e drejta e protestës është e garantuar nga Kushtetuta e Republikës.   Prishtinë, 4 qershor 2013   Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera