Kosova e Hashimit

28 Feb 2013
Sot deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndërmorën një aksion në seancën ku ishte parashikuar raportimi i Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me takimin e fundit të zhvilluar në Bruksel me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç.   Dy deputetët e VETËVENDOSJE!-s Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca  vendosën para foltores së Kuvendin hartën me mbishkrimin “Kosova e Hashimit”. Në këtë hartë janë të shenjuara të ashtuquajturat komuna me shumicë serbe të cilat u krijuan si pasojë e Planit të Ahtisarit –‘kompromisit të dhimbshëm’, siç e quajnë sot vetë ata që e votuan dhe negociuan për të. Tani për këto komuna është duke u përgatitur krijimi i Asociacionit të veçantë i cili është hap substancial drejt krijimit të autonomisë për veriun e Kosovës. Pretendimet që lindin nga ky asociacion nuk ndalen vetëm në komunat e veriut, ato shtrihen dhe më tutje në jug të vendit (shih hartën).   Po ashtu deputetët e VETËVENDOSJE!-s lëshuan bisedën telefonike midis Kryeministrit Thaçi dhe shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci e cila në publik njihet si telefonata “Pronto”. Kjo për t’ia kujtuar deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës se cilët individë janë kanë marrë përsipër të negociojnë për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Pikërisht këta njerëz të cilët po e shesin Kosovën si pasuri publike, janë ata të cilët në negociata me Daçiçin, po e nxjerrin në pazar territorin e Republikës së Kosovës, veriun e vendit tonë.   Më këtë rast Kryeministri ndërpreu fjalimin dhe pas tij drejtuesi i seancës kërkoi pushim.   28 shkurt 2013   Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera