Njoftim në lidhje me aksionin simbolik dhe arrestmin e aktivistëve

11 Jan 2013
Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjatë ditës së sotme realizuan një aksion simbolik në rrugët kryesore të Prishtinës, gjatë të cilit ngjitën postera ku shkruhej “DORËHEQJA NUK MJAFTON!” e shoqëruar me fotografinë e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi.   Dy nga aktivistët, të cilët po ngjisnin postera në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, u arrestuan pa asnjë arsye nga Policia e Kosovës dhe tani gjenden në stacionin e policisë.   I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar.   Lëvizja VETËVENDOSJE!   Sekretariati për Media dhe Komunikim

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera