Nesër protestë kundër dhunës qeveritare dhe brutalitetit policor

22 Oct 2012

Të martën, në datën 23 tetor 2012, Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të grumbullohen në sheshin Nëna Terezë, në demonstratën paqësore që ka për të filluar në orën 11:00 dhe ka për të zgjatur rreth dy orë. Kjo demonstratë do të jetë një shprehje demokratike kundër dhunës së shtetit policor, që është shfaqur në mënyrën më brutale të mundshme të hënën në 22 tetor, po në sheshin Nëna Terezë. Aty do të protestojmë kundër egërsisë qeveritare, që buron nga frika e një kaste që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, e që e ka keqpërdorur pushtetin në një mijë mënyra. Në këtë demonstratë do të kundërshtojmë njëzëri bisedimet me Serbinë që synojnë cungimin e Kosovës. Kjo demonstratë do të jetë kundër varfërimit që dita-ditës po i bëhet Kosovës prej këtyre qeveritarëve të korruptuar, të cilët i mbron policia.


Mblidhuni të gjithë në këtë demonstratë që të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëqytetarëve tanë dhe të aytre aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që policia i ka arrestuar dhunshëm, dhe vijon t’i mbajë të burgosur. Ata qytetarë nuk janë kriminelë, ata nuk ishin të armatosur, ata nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë, dhe veç i bëjnë nder shoqërisë. Ata dolën në emër të së drejtës demokratike për pjesëmarrje, kundër një qeverie që ia mohon pjesëmarrjen popullit.


Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të:


1.    Abdyl Gashit


2.    Ahmet Krasniqit


3.    Aida Dërgutit


4.    Alket Zeqirit


5.    Anita Shabanit


6.    Arbër Rexhajt


7.    Arbër Salihut


8.    Ardian Hulit


9.    Artan Abrashit


10.    Astrit Deharit


11.    Astrit Vuthajt


12.    Atdhetar Latifit


13.    Avdi Gashit


14.    Besim Lekës


15.    Blerim Maqastenës


16.    Boiken Abazit


17.    Dardan Kuqit


18.    Dardan Molliqajt


19.    Daut Nezirit


20.    Denis Ibërdemajt


21.    Durim Jasharajt


22.    Egzon Azemit


23.    Enver Gashit


24.    Florent Ramqajt


25.    Frashër Krasniqit


26.    Gani Krasniqit


27.    Jakup Demirit


28.    Jetmir Morinës


29.    Jeton Oranit


30.    Kreshnik Ahmetit


31.    Kushtrim Cakollit


32.    Kushtrim Dakajt


33.    Lirim Gashit


34.    Mentor Ramës


35.    Misin Sadriut


36.    Musa Ajetit


37.    Naim Jakajt


38.    Naim Ramadanit


39.    Nol Nushit


40.    Nysret Azemit


41.    Pajtim Demajt


42.    Premton Ibërdemajt


43.    Qëndrim Krasniqit


44.    Rajmonda Ahmetajt


45.    Salih Pacollit


46.    Senton Kaçanikut


47.    Shkëlqim Morinës


48.    Shpend Ahmetit


49.    Shpend Krasniqit


50.    Shyhrete Mujit


51.    Skender Krasniqit


52.    Suljote Aliut


53.    Valon Prenajt


54.    Veron Hasanit


55.    Veton Dragushës


56.    Xhelal Sveçlës


57.    Xhevat Krasniqit


58.    Xhevat Sefajt


59.    Zaim Kurtit


60.    Zgjim Hysenit


61.    Zylbehar Lilës


Bashkohuni me ne në këtë demonstratë, kundër çizmes së pushtetit Thaçist, që kjo çizme të mos na shkelë të gjithëve!


22 tetor 2012


Lëvizja VETËVENDOSJE!


Sekretariati për Media dhe Komunikim

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera