Kronologjia Kronologjia e aksionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe bisedimeve me Serbinë

22 Oct 2012

18:28 – Të arrestuarve u është shqiptuar masa e paraburgimit për 48 orë. Për disa prej tyre akuza është sulm ndaj personit zyrtar.


18:00 – Emergjenca është shndërruar në stacion policor. Alban Krasniqin e arrestuan dhunshëm dhe e dërguan për në stacion. Kurse Arben e Dardan Krasniqin i kanë mbyllur në një dhomë të Emergjencës.


17:57 – Brenda stacionit të policisë është keqtrajtuar nga gjahtë policë edhe aktivisti Misin Sadriu.


17:39 – Policia po intervenon në emergjencë, në vendin ku gjendet shtetasja gjermane pa ndjenja. Kanë keqtrajtuar dhe arrestuar Alban Krasniqin dhe Dardan Krasniqin, ndërkohë deputetja Albulena Haxhiu është pa ndjenja.


16:33 – Mbi 60 aktivistë dhe qytetarë janë të arrestuar. Aktivisti Boiken Abazi është keqtrajtuar edhe në stacion të policies nga pesë policë. Gjithashtu është keqtrajtuar dhe një studente, e cila ishte kalimtare e rastit.


16:14 – Gruaja që ndodhet në reanimacion është shtetase gjermane.


15:47 – Të paktën gjashtë aktivistë të lënduar rëndë, njëra prej tyre grua, e cila është në reanimacion.


15:37 – Arrestohen edhe rreth 20 aktivistë të tjerë.


15:19 – Policia intervenoi sërish mbi protestuesit paqësorë. Ka hedhur gaz lotësjellës dhe është duke i ndjekur protestuesit në drejtim të hotelit “Grand”.


12:39 – Edhepse ishin të ulur, para pak minutave janë arrestuar Shkëlqim Morina, Durim Jasharaj, Astrit Dehari dhe Florent Ramqaj.


12:04 – Protesta vazhdon. Protestuesit kanë avancuar edhe disa hapa, deri te këmbët e policëve në kordon dhe vazhdojnë të rrinë të ulur.


12:01 – Protesta vazhdon. Protestuesit janë ulur në shesh, ndërkohë që policia po ecën përpara drejt tyre.


11:56 – Gjatë intervenimit të fundit të policisë ndaj protestuesve, arrestohet Shpend Ahmeti, lëndohet Gani Krasniqi.


11:53 – Në protestën që po mbahet në këto momente në sheshin “Nëna Terezë”, kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë, sërish po intervenon policia.


11:06 – Gjatë protestës është lënduar në brinjë dhe gjoks shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri. Tani gjendet në Emergjencë.


11:04 – Bashkohuni në protestën që po mbahet në këto momente kundër takimit Thaçi – Daçiç, në sheshin “Nëna Terezë”.


11:02 – Policët me numrat: 4499; 6847; kanë ushtruar dhunë tepër të madhe që në fillim të protestës.


11:00 - Protesta kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë vazhdon ende në sheshin “Nëna Terezë”.


10:52 – Protesta kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë vazhdon ende në shesh, ndërkohë që aty janë mbi 200 policë të Njësisë Speciale.


10:40 – Enver Gashi është lënduar në brinjë nga policia. Është i arrestuar, momentalisht gjenden në Emergjencë.


10:36 – Protestuesit kanë shtyrë kordonin e policisë.


10:35 – Lëndohet Albin Kurti nga spreji lotësjellës.


10:30 – Policia po gjuan me sprej lotësjellës, por protestuesit nuk po largohen.


10:26 – Ndërkohë që protesta kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë po vazhdon, në këto momente protestuesit po ballafaqohen me policinë që çdoherë e më shumë po bëhet edhe më brutale.


10:24 – Filloi prapë intervenimi i dhunshëm i policisë ndaj protestuesve.


10:16 – Para protestuesve po flet Shpend Ahmeti duke kërkuar lirimin e rrugës dhe duke e përmendur të drejtën demokratike për të protestuar.


10:13 – Visar Ymeri paralajmëroi policinë: keni 10 minuta kohë për të na liruar rrugën.


10:08 – Protesta po vazhdon. Në këto momente Albin Kurti po mban fjalim para protestuesve.


09:34 – Protesta është duke vazhduar në sheshin “Nëna Terezë” (te Ministria e Kulturës).


09:33 – Deri tani janë të konfirmuar 22 të arrestuar.


08:59 – Kordoni i Njësisë Speciale ndodhet te Ministria e Kulturës, përballë protestuesve të cilët brohorasin parullën “BASHKIM ME SHQIPËRINË, JO PAZARE ME SERBINË”.


08:53 – Lirohet Albin Kurti, i cili menjëherë pas lirimit iu është bashkuar aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në sheshin “Nëna Terezë”, për të protestuar kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë.


08:51 – Gjatë aksionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kundër takimit Thaçi – Daçiç, Policia e Kosovës ka lënduar rënd aktivistin Sylejman Pireva, i cili tani gjendet në Emergjencë dhe ka gjakëderdhje të madhe.


08:49 – Po ashtu gjatë protestës arrestohet edhe Nënkryetarja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Aida Dërguti.


08:42 – Arrestohen Albin Kurti, në aksionin kundër takimit Thaçi – Daçic dhe kundër bisedimeve me Serbinë.


08:37 – Përgjatë sheshit “Nëna Terezë” vazhdojnë arrestimet.


08:30 – Arrestohet deputeti Liburn Aliu.


08:30 – Nga krahu i komunës së Prishtinës, Policia e Kosovës ka rrethuar ndërtesëns e Qeverisë dhe po arreston dhunshëm aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.


08:24 – Në sheshin “Nëna Terezë”, (përballë hotel Swiss Diamond) janë rreshtuar Njësia Speciale përballë aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët po brohorisin parullën “BASHKIM ME SHQIPËRINË, JO PAZARE ME SERBINË”.


08:19  – Njësia Speciale janë deri në gjysmën e sheshit, tani hodhën prapë gaz lotësjellës dhe po vazhdojnë arrestimet e dhunshme.


08:06 – Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke realizuar një aksion kundër takimit Thaçi Daçiç.


08:05 – Policia dhe forcat special kanë rrethuar të gjitha hyrjen për në sheshin “Nënë Tereza”.


08:02 – 1000 forca policore kanë rrethuar gjithë sheshin dhe po hedhin gaz lotësjellës deri te Teatri Kombëtar.


07:55 – Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë duke realizuar një aksion te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës kundër takimit Thaçi – Daçiç, ndërkohë Policia e Kosovës hodhi gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.


22 tetor 2012


Lëvizja VETËVENDOSJE!


Sekretariati për Media dhe Komunikim

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera