Nga ngjarjet e fundit në protestën kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë

22 Oct 2012

Rreth orës 15:20 Njësia Speciale e Policisë së Kosovës intervenoi dhunshëm mbi protestuesit paqësorë, të cilit po rrinin të ulur. Intervenimi filloi duke hedhur gaz lotësjellës më pas duke shkelur me çizme mbi trupat e protestuesve të ulur paqësisht, dhe vazhdoi duke i ndjekur aktivistët në drejtim të hotelit “Grand”.


Gjatë këtij intervenimi u arrestuan rreth 20 aktivistë të tjerë dhe u lënduan të paktën gjashtë, njëra prej tyre grua, e cila është në reanimacion.


22 tetor 2012


Lëvizja VETËVENDOSJE!


Sekretariati për Media dhe Komunikim

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera