Ndërpritet protesta te Dheu i Bardhë

22 Jan 2012

Me 14 Janar, pushteti provoi të shtyp me dhunë protestën paqësore, derisa me 22 Janar qeveria zgjodhi metoda tjera për të pamundësuar mbarëvajtjen e protestës. Kjo luftë speciale nga qeveria e Kosovës ka vazhduar gjatë tërë ditës. Janë penguar nga policia të gjitha mjetet logjistike të cilat do t’i ndihmonin protestuesve për t’i tejkaluar temperaturat shumë të ulta, si tendat, drunjtë për ngrohjë, reflektorët, gjeneratorët, ushqimet dhe pijet.


Për shkak të kufizimeve që janë bërë nga policia në aspektin logjistik që ka pamundësuar qëndrimin e sigurtë të protestuesve te Dheu i Bardhë, përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mënyrë të përgjegjshme e kanë mbyllur protestën e sotme te Dheu i Bardhë. Një numër i protestuesve kanë vazhduar rrugëtimin për t’iu bashkangjitur protestës në Merdare.


Rreth orës 22.00 pas shpalljes se mbylljes se protestes ka pasur një problem mes disa protestuesve, por jo për arsye politike. Kanë qenë probleme personale dhe të izoluara. Me këto merret policia dhe kjo nuk ka lidhje me anulimin e protestës.


Sikurse tek Dheu i Bardhë, ashtu edhe në Merdare, udhëheqësit e Lëvizjes i kanë bërë vazhdimisht thirrje protestuesve që të jenë të qetë dhe të matur. Ata thanë se kushdo që nuk i përmbahet skenarit paqësor do të konsiderohet se nuk është pjesë e Lëvizjes tonë dhe se nuk janë të mireseardhur të qëndrojnë në mesin e protestuesve.  




Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për Media dhe Komunikim

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera