Policia shkelë të drejtat elementare të protestuesve

22 Jan 2012

Tek protesta paqësore që po zhvillohet në afërsi të pikës kufitare Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës po e ndalon dhe pamundëson depërtimin e ushqimit dhe materialeve logjistike që janë esenciale për mirëqenien e protestuesve që po vazhdojnë të qëndrojnë atje.


Në të njejtën kohë Policia e Kosovës po ushtron presion ndaj protestuesve duke i detyruar vozitësit e autobusëve që të afrohen tek protestuesit dhe t’i mbledhin ata nga vendi i protestës. Ata iu kanë dhënë vozitësve të autobusëve afat prej 20 minutave për t’u kthyer mbrapa me apo pa protestuesit.


Po ashtu, edhe afër vendit ku po protestohet në Merdare policia ka ndaluar furgonin që bartte drunjë për ngrohje duke i konfiskuar drunjtë dhe duke e përcjellur vozitësin për në stacionin e policisë.


Policia kësaj rradhe në vend të intervenimit po privon protestuesit nga gjërat elementare, si ushqim, pije  dhe ngrohje, duke rrezikuar kështu shëndetin e të gjithë atyre që po vazhdojnë të qëndrojnë në protestë paqësore. E dënonjme këtë akt të dhunshëm.


I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të mundësojë furnizimin me ushqim, pije, e materiale të tjera të nevojshme për protestuesit dhe shëndetin e tyre.


I bëjmë thirrje organizatave që po e mbikqyrin protestën që të reagojnë ndaj presionit që po ushtrohet për të pamundësuar protestimin paqësor.


I bëjmë thirrje medieve që të vazhdojnë të përcjellin ngjarjet në dy pikat ku po protestohet.





Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për Media dhe Komunikim

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera