Sigurimi i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa sulmoi fizikisht aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

17 Dec 2011

Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETEVENDOSJE! në Gjilan sot janë përballur me një sjellje brutale nga ana e sigurimit të kryetarit të Komunës së Gjilanit. Pas aksionit simbolik “Mandati i fundit” në sallën e Teatrit të Qytetit, i cili ka pasur për qëllim prezantimin për qytetarët të pamfletit  MANDATI I FUNDIT, njëri nga dy aktivistët të cilët e kanë mbajtur këtë pamflet, Luan Aliu  është grushtuar nga njerëzit e sigurimit të Kryetarit të Komunës, Qemajl Mustafa.


Aktivistin Luan Aliu më pas e kanë nxjerrë jashtë duke e tërhequr zvarrë deri te dalja e teatrit.  Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm rreth 20 pjestarë të sigurimit, të cilët e kanë kontrolluar secilën lëvizje të qytetarëve pjesëmarrës duke penguar kështu shprehjen e lirë të pjesëmarrësve.


Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, e dënon  këtë akt  të pashembullt e brutal të sejmenëve të Qemajl Mustafës i cili është dhe përgjegjësi i drejtpërdrejtë për sulmin fizik ndaj aktivistve tanë  dhe presion verbal ndaj qytetarëve të pranishëm.


Kryetari i Komunës duhet ta kuptoj se pushteti nuk mbahet e as nuk mbrohet me truproje por me qeverisje të mirë nga e cila është shumë larg.


Së shpejti ky keqpërdorues do të japë llogari para qytetarëve të komunës së Gjilanit, besimin e të cilëve po e keqpërdor.




Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra e Gjilanit

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera