Tubim me bashkëatdhetarë në Essen

19 Oct 2007

Të premten, më 19 tetor 2007, në orën 19:30, në kishën evangjeliste në Essen të Gjermanisë, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti një prezentim dhe debat lidhur me aktualitetin politik në Kosovë. Në sallën e mbushur përplot me bashkëatdhetarë aktivistët Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi bënë një prezentim lidhur me rreziqet që po i kanosen Kosovës.


Liburni foli për konceptin politik të Lëvizjes si dhe për njërin nga projektet shumë të dëmshme për Kosovën e që është decentralizimi. Ai tha se përmes decentralizimit po copëtohet Kosova duke krijuar entitetin autonom serb brenda territorit të Kosovës. Liderët politik e institucional të Kosovës duke pranuar decentralizimin në fakt pranuan që këtë pjesë të territorit të Kosovës ta kontrollojë direkt pushteti i Beogradit.


Për projektin tjetër gjithashtu shumë të dëmshëm për të tashmën dhe të ardhmen e Kosovës, ‘eksterritorialitetin’ e kishave dhe manastireve ortodokse, foli aktivisti Hysen Durmishi. Ai tha se përmes këtij projekti uzurpohet trashëgimia kulturore dhe historike e vendit tonë. Duke e pranuar këtë projekt i ashtuquajturi Ekip i Unitetit në fakt pranoi se ne jemi ardhacakë në Kosovë. Këtë kurrë nuk duhet ta pranojë populli i Kosovës, prandaj duhet që të organizohet dhe mobilizohet ai që t’i kundërshtojë fuqishëm këto projekte të cilat po e shndërrojnë Kosovën në vatër krize të përhershme.


Më pastaj u zhvillua një debat ku të gjithë ishin të mendimit se diaspora mund të jap një kontribut të madh për Kosovën por ajo duhet të organizohet. Diaspora shqiptare momentalisht është e përçarë si kurrë më parë si rezultat i malverzimeve që i kanë bërë partitë politike atje. Shumica ishin të mendimit se diaspora duhet të mobilizohet dhe organizohet dhe duke i koordinuar aktivitetet edhe me Kosovën që të arrijmë njëherë e përgjithmonë realizimin e aspiratave tona shekullore.


Essen


Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera