Arrestohen 6 aktivistë për shkruarjen e parullës në Ferizaj

03 May 2007

Të mërkuren, më 2 maj 2007, 6 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u arrestuan në Ferizaj kur ishin duke shkruar VRASËS nëpër veturat e UNMIK-ut.


VRASËS se ishin UNMIK-u, si urdhërdhënës, dhe policia e UNMIK-ut, si zbatues të urdhërit, ata që i vranë Arben Xheladinin dhe Man Balajnë më 10 shkurt të këtij viti në Prishtinë.


6 aktivistët e Qendrës së Lëvizjes në Ferizaj ishin arrestuar menjëherë pasi që e kishin shkruar veturën e parë të UNMIK-ut. Ata fillimisht ishin ndalur nga pjestarët e KFOR-it amerikan, të cilët i kishin mbajtur peg aktistët deri me ardhjen e policëve të SHPK-së. KFOR-i, edhe pse larg jashtë mandatit të tij, e kishin ndihmuar policinë për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes. Policia pas prangosjes, i ka dërguar aktivistët në stacion dhe më pas në gjykatë, prej ku janë lëshuar me kërcënimin se do të dënohen me të holla. Aktivistët janë mbajtur nën arrest gjithsejt 7 orë.


Prej 10 shkurtit pushteti asnjëherë nuk ka pushuar së ushtruari dhunë dhe presion gjithëfarë lloji mbi aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe mbi Lëvizjen si organizim. E vërteta të cilën po e shpërfaqin aktivistët përmes parullës VRASËS është duke e vrarë keq këtë pushtet, për shkak se po e publikon momentin kur këta përfundimisht i hoqën maskat e ‘demokracisë’ dhe u paraqitën para qytetarëve të Kosovës si pushtet i tillë çfarë ka qenë përherë në realitet – pushtet kolonial i cili për ta mbajtur veten të gjallë është i gatshëm edhe të vrasë. Qe shtatë vite këta i vrasin qytetarët e Kosovës politikisht duke ua mohuar të drejtën e tyre të patjetërsueshme për vetëvendosje dhe qytetari, kurse pas 10 shkurtit, edhe fizikisht, për shkak se e kërkojnë të drejtën e jetëzimit të së drejtës së tyre politike.


Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera